Andi Bushati mbrojti Berishën që dikur e akuzonte si ‘puçist’, Anila Hoxha i replikon me ironi: Ne, banda e gazetarëve snajperistë të SPAK-ut!

 Andi Bushati mbrojti Berishën që dikur e akuzonte si ‘puçist’, Anila Hoxha i replikon me ironi: Ne, banda e gazetarëve snajperistë të SPAK-ut!

Gazetarët Anila Hoxha, Andi Bushati dhe ish-kryeministri Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi dhe kërcënoi gazetarët ditë më parë, duke i quajtur edhe si “grup në shërbim të SPAK”, në lidhje me dosjen “Partizani”.

Edhe gazetari Andi Bushati mbështeti tezën e ish-kryeministrit, (kujtojmë se Berisha e intimidoi madje publikisht Bushatin pas 21 Janarit 2021, duke e etiketuar si puçist apo edhe si ‘Nipi i Hysni Kapos’).

Por nuk është dakord me Bushatin gazetarja e kronikës Anila Hoxha, e cila ka replikuar me kolegun me një postim ironik, duke i kujtuar kohën se si “komplotistët apo papagajtë gazetarë” e mbronin atë kur SPAK-u e hetonte për “Lapsin”.

Ndërkohë që Bushati i quajti ata “papagaj që dezinformojnë publikun”.

Reagimi i Anila Hoxhës:

“I dashur Bushat!

Vendosa të rrëfehem.

Ndaj po tregoj se si funksionon banda e gazetarëve të SPAK, me një nga krimet që ti nuk e di që ta kemi bërë ne!

Ne, banda e gazetarëve të SPAK, kur prokurorët të kërkuan të paraqiteshe, të morëm peng dhe të pyetëm me dhunë atë ditë e në vijim.

Ti ishte thirrur nga SPAK për çështjen e të dhënave personale dhe ne anuluam menjëherë pushimet dhe jetën luksoze prej banditësh.

Zumë si pikë strategjike derën e SPAK dhe u vendosëm aty. Ca nga një anë, e ca nga ana tjetër.

Nja 20 kameramanë gati për të qëlluar, u vendosën përballë. Qëndruam pa lëvizur, jo në ajër si papagajtë, por në këmbë, se na thanë ky sport është më i kërkuari.

Madje madje, nuk u lodhëm asnjë çikë duke të pritur.

Kur dole, ishim këmbëngulës, të rrethuam me mikrofonë dhe s’të lamë te ikje.

Nga do na ikje, ne jemi shumë të rrezikshëm dhe nuk na shpëtoje dot.

Dhe u dorëzove, ti fole dhe publiku dëgjoi shkeljet që ishin bërë nga SPAK për “Lapsin” dhe lirinë e medias.

Në atë kohë rezulton se banda të dhunoi me pyetje, të keqtrajtoi mbasi ishte gozhduar me orë të tëra në derë te godinës se qelqtë.

Secili kishte një rol në atë krim të bandës, njëri hyri live, tjetri shqetësohej mbi standardin që po ndiqte SPAK me sekuestrimin e pajisjeve të punës të gazetarëve

Secili veproi me shpejtësi preçize, sikur të ishte snajper, duke njoftuar ndonjë anëtar të bandës që mungonte. E urdhëruam që të paraqitej shpejt në SPAK se "nuk mund të bënim si palaço" dhe të të linim vetëm.

Kjo bandë e rrezikshme, nga më te rrezikshmet që ka parë Shqipëria, raportoi hap pas hapi dinamikën e veprimeve të prokurorisë, gjyqësorit. Në finale edhe Strasburgun, në mënyrë aq të organizuar saqë konkurron edhe Cosa Nostrën.

Më pas banda e la derën e SPAK. U kthye në redaksi dhe u kujdes që për gjëmën e dhunimit të medias të raportonte përtej orarit zyrtar dhe të ishte prezente edhe ne edicionet e tjera”.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ÜBabuli Tanguli: 21/09/2024 07:57

    Andi Bushati konja klysh komonisti na ēshtē bēr demutkrat i flakēt. E tē thuash tē vērtetēn Andi si konja e komonizmit si haron mēsimet e xhaxhi kriminelit Enver. E ça do prisni ju nga njē kone si Andi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dënimi i Salianjit, çmenduritë e Flamur Nokës: Të bllokojmë aeroportin dhe portet! Mblidhet Kryesia, Berisha: Rama i shpalli luftë PD! Report Tv zbardh diskutimet

Dënimi i Salianjit, çmenduritë e Flamur Nokës: Të bllokojmë aeroportin dhe portet! Mblidhet Kryesia, Berisha: Rama i shpalli luftë PD! Report Tv zbardh diskutimet