Artikujt për lobimin/ Këshilltari i Ramës ironi me liderin demokrat: Sikur e thotë Basha kur e shkruan Bild është e vertetë

Artikujt për lobimin/ Këshilltari i Ramës ironi me liderin demokrat: Sikur e thotë Basha kur e shkruan Bild është e vertetë

Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga

TIRANE- Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga ka ironizuar kryetarin e PD-së, Lulzim Basha pas publikimit të artikujve në gazetat prestigjoze 'Bild' dhe 'The Times' në lidhje me lobimin në SHBA dhe dyshimet se pas tyre qëndron Rusia.

"Jo per gje, por sic thote  Lulzim Basha kur e shkruan Bild eshte e vertete dhe tani Bild thote se Basha perdori 675 mije euro kunder integrimit te Shqiperise. Ne 2019 Lulzim Basha tentoi te digjte Shqiperine duke u justifikuar me artikujt e Bild. Por 2020 filloi me faktet e Bild qe bien mbi Lulin dhe PD, te cilet paguajten mbi gjysem milione euro kunder integrimit te Shqiperise.

Ndryshe nga Lulzim Basha qe perdori artikullin e Bild per te tentuar rrezimin me dhune te qeverise legjitime, PD do e rrezonte me vote liderin qe fle, po t’i jepej mundesia e zgjedhjes. Sidomos pas artikujve te Bild e Times qe thane haptas te verteten qe Luli tenton te fshehe" shkruan Fuga.

Pas 'The Times', dje ishte gazeta më e madhe gjermane “Bild” që i kushtoi një artikull të posaçëm 675 mijë dollarëve të lobingut të PD-së në SHBA dhe origjinës së parave. Gazeta gjermane ka bërë një analizë të gjatë ku thuhet ndër të tjera se "gjithë këto para të paguara nga rusët për Nick Muzin për llogari të PD kanë pasur si qëllim pengimin e Shqipërisë drejt BE-së". Në Shqipëri gjykata pushoi akuzat për falsifikim kundër Lulzim Bashës në lidhje me dosjen e lobimit në SHBA por mediat prestigjoze ndërkombëtare vijojnë që ti kushtojnë hapësirë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klodi: 20/01/2020 11:52

    Esht fshir se ka lajme te tjera bildi po shqiptaret e moren vesh

    Përgjigju
  • Klajda: 20/01/2020 09:28

    Zoti drejtor, kujdes se po fillon hetimi gjerman. Ky artikulli pirat qenka fshire sot nga BILD! Si e shpjegoni ju kete fakt ? Jeni futur shume keq ne llum, lexoni pak te kuptoni se si e keni fundin rraca juaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në Bejrut