Artikulli/Ambasada ruse:Trillim
s'kemi ndërhyrë në zgjedhje

Artikulli/Ambasada ruse:Trillim<br />s'kemi ndërhyrë në zgjedhje<br>
Ambasada e Rusisë në Tiranë, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, ka reaguar ndaj një investigimi të revistës amerikane “Mother Jones”, ku Rusia akuzohej se kishte ndërhyrë në zgjedhjet në Shqipëri.

Në investigim përmendej edhe lobimi në favor të liderit të opozitës Lulzim Basha për t’u takuar me komngresmenë republikanë amerikanë si dhe për të dalë në një fotografi me presidentin amerikan Donald Trump, por lidhur me këtë pjesë ambasada nuk ka bërë koment, por është mjaftuar të thotë vetëm se artikulli në fjalë është një “trillim krejtësisht absurd”.

Fokusi i ambasadës ka qenë te akuza për ndërhyrje te zgjehdjet e fundit parlamentare të Shqipërisë.
abasada
(Ambasadori rus gjatë takimit me kreun e PD Lulzim Basha)

Reagimi i ambadadës ruse në Tiranë:

Kemi vënë re një artikull të publikuar më 6 mars në uebsajtin e revistës amerikane “Mother Jones” dhe të ribotuar nga disa gazeta shqiptare, për gjoja ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet parlamentare të 2017-s në Shqipëri.

Materiali në fjalë përbën një trillim të radhës krejtësisht absurd, i cili ngjall keqardhje të thellë dhe nuk meriton komente të hollësishme. Spekulime të tilla janë pjesë e kontekstit të një fushate të pistë mediatike që është iniciuar nga mediat perëndimore kundër Rusisë. Qëllimi është i qartë: të imponohet një përceptim i shtrembëruar i vendit tonë dhe të minohen zhvillime të mundshme pozitive në bashkëpunimin midis Rusisë dhe Shqipërisë.

Theksojmë se ndryshe nga disa vende perëndimore, Rusia i përmbahet fort parimit të mosndërhyrjes në punët e brendshme të shteteve të tjera, përfshirë edhe Shqipërinë. Konfirmojmë edhe një herë gatishmërinë për komunikim dhe bashkëpunim të hapur me të gjitha forcat politike të Shqipërisë në interes të përparimit të dialogut dypalësh.

Shpresojmë gjithashtu që mendimi i autorëve amerikanë nuk përkon me qëndrimin e redaksive të mediave shqiptare, të cilat e kanë ribotuar artikullin e lartpërmendur.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri