Artistët durrsakë rrëfejnë Gjergj Vlashin, “Ishte babai i varietesë në qytetin tonë”

Artisti-intelektual, por edhe njeriu i rrallë Gjergj Vlashi nuk do të jetë më midis nesh fizikisht. Një ditë pas vdekjes, artistët durrsakë me të cilët ka bashkëpunuar gjatë jetës artistike regjisori, përkthyesi edhe skenaristi Gjergj Vlashi (1928-2020), rrëfejnë kujtimet me të.

“Estrada e Durrësit, ka qendër një ndër më të mirat në Republikë, Në të gjitha takimet kombëtare ne jemi vlerësuar me çmimet të parë. E gjithë kjo ka qenë meritë e Gjergj Vlashit, se ishte njeri me shumë kulturë, shkruante edhe merrte materiale nga autorë të tjerë. të gjithëve na trajtonte në mënyrë të barabartë”, thotë aktorja Aishe Stari.

Babai i varietesë në Estradën e qytetit të lindjes në Durrës, nga edhe nuk u larguar asnjëherë, ka shkruar pjese për shfaqje, gjatë jetës së tij, dhe është vlerësuar me disa çmime në festival

“Nuk mjafton që të flasësh për Gjergj Vlashin, ai i ka dhënë kaq shumë Durrësit. Jo vetëm Durrësit, por gjithë Shqipërisë, prandaj edhe quhet babai i Estradës shqiptare”, shprehet Hysen Bashhysa.

Para viteve ’90 shënoi në skenën 40 viteve karrierë, si regjisor profesionist, ndërsa pas viteve 90 iu përkushtua profesionit si përkthyes i 45 veprave letrare, ku mes tyre  “Metamorfoza” dhe “Procesi” i Kafkës

 “Është një dhimbje e madhe për të gjithë komunitetin e krijuesve, sepse Vlashi, Nder i Kombit është personalitet si krijues edhe qytetar. Roli i tij në krijimtarinë artistike, s’ka qenë i pandjeshëm në roman, novelë , por gjurmët e tij janë të pashlyeshme edhe në përkthime, në libra, që trajtojnë situata aktuale për popullin”, shprehet poetja Myzejen Konduri

Gjergj Vlashi është vlerësuar me titujt e lartë “Artist i Popullit”, “Mjeshtër i Madh”, si dhe me urdhrin “Nderi i Kombit”.

 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?