Homazhet/Lamtumirë Gjergj Vlashit! Artistët: Ishte një nga korifenjtë e kulturës në qytetin e Durrësit

Në hollin e Teatrit “Aleksandër Moisiu”, artistët, familjarët, miqtë, kolegët e një jete i dhanë lamtumirën e fundit Gjergj Vlashit. Përkthyesi, skenaristi edhe regjisori i njohur, që jetën e tij ia dedikoi artit në vend, Gjergj Vlashi u nda nga jeta fizikisht në moshën 92-vjeçare, para tre ditësh. Ndërsa, artistët shprehin vlerësimet e tyre familjarëve, duke e cilësuar një ndër tre figurat e rëndësishme poliedrike, që qyteti i Durrësit ka pas, përkrah Vangjel Toçit dhe Moikom Zeqos. Ali Bega dhe Haxhi Rama, teksa e quajnë humbje të madhe për kulturën, shprehen se vështirësia më e madhe është që këta artistë do të jetë e vështirë që të zëvendësohen

“Gjergj Vlashi është ndër ata njerëz, që gjatë gjithë jetës së tij, kudo në jetë ka merituar notën dhjetë. Ka qenë regjisor i shkëlqyer, përkthyes shumë i mirë, zbulues i talenteve në artistin tonë dhe skenarist. Mund ta përfshijë tek korifenjtë e kulturës në qytetin tonë, bashkë me Vangjel Toçin, Moikom Zeqon”, shprehet regjisori Haxhi Rama.

 “Gjergji nuk mbetet vetëm një regjisor i talentuar, që i dha profilin, teatrit të estradës në Durrës, edhe të të gjithë estradës në Shqipëri. Mbetet një personalitet i rrallë, edhe të vjen keq që kjo kast po rrallohet, edhe për fat të keq zëvendësuesit janë shumë të rrallë”, thotë aktori Ali Bega.

Poeti Bardhyl Agasi, e cilëson si një ndër artistët që ka ndihmuar këdo me bibliotekën e tij, por edhe ka bërë të qeshin gjithë shqiptarët përmes skeçeve që ka realizuar.

"Çtë thush për Gjergjin, një figurë nga i cili kanë përfituar të gjithë artistët në Shqipëri. Të gjithë kemi shkuar në shtëpinë e tij për të marrë libra në bibliotekën e Gjergj Vlashit. S’ka lënë estradë në Shqipëri, pa vënë dorë me skeçet e tij janë brilante", shprehet Agasi. 

Gjergj Vlashi për kontributin e tij si regjisor profesionist, i cili ka themeluar varietenë në Estradën e Durrësit, por edhe përkthyes i 45 veprave letrare është vlerësuar me titujt e lartë “Artist i Popullit”, “Mjeshtër i Madh”, si dhe me urdhrin “Nderi i Kombit”.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje