Florian Vlashi dhe “Siglo XX” vlerësohen nga mediat spanjolle

Florian Vlashi dhe “Siglo XX” vlerësohen nga mediat spanjolle

Vendi ku u zhvillua koncerti

(In Memoriam për artistin shqiptar Gjergj Vlashi)

Koncerti i Grupit Instrumental “Shekulli i XX”, që drejtohet nga violinisti Florian Vlashi ka marrë vlerësimet e medias spanjolle, të cilat kanë nënvizuar edhe kontributin e familjes Vlashi për kulturën evropiane.
Në koncertin e së shtunës, që hapi Festivalin Muzikor Bashkëkohor Korunjez RESIS, Grupi i themeluar nga instrumentisti shqiptar më 8 prill 1997, solli për dëgjuesit  dy vepra të porositura: "Anuario do vento e as follas" (Vjetar i erës dhe i gjetheve) nga kompozitori Jacobo Gaspar Grandal si dhe nga Hugo Gómez-Chao Porta "Recitativo y Aria", që të dyja në premierën e tyre botërore.
Grupi i artistëve nga vende të ndryshme të botës, së bashku me sopranon Adriana Aranda interpretoi gjithashtu Streichquartett nga Franz Schubert (1797 – 1828).
“Një version i shkëlqyer  nga  Vlashi, një muzikant shumëplanësh  në violinë, i aftë të interpretojë dhe të kuptojë shpejt ndryshimet gjuhësore, si në veprat  e krijuara qindra vite më parë ashtu edhe ato "të sapolindura" – shkruan kritiku muzikor Marcos Seoane, në gazetën “La Opinion” të dt 28 prill, duke vijuar më tej: “Ky grup diti të interpretojë si askush tjetër veprën, ku një zë që lind nga errësira kërkon trupa të tjerë që rezonojnë bashkë. Kjo është arsyeja që në fund të koncertit grupi morri një ovacion të madh nga të pranishmit, duke i lënë ata me dëshirën për më shumë. 
Në të vërtetë,  vepra të tilla janë krijuar për t’u shijuar me të gjitha shqisat” – përfundon Seoane.
Edhe gjatë pandemisë në Spanjë koncertet vijuan të zhvilloheshin në prani të publikut. Megjithë respektimin e protokolleve sttrikte anti-covid ato janë udhëhequr nga moto “Kultura është e sigurtë”.
Biletat e këtij koncerti mbaruan brenda paradites.
Florian Vlashi, tha se nga vendi i Servantesit vjen një tjetër këmbanë që duhet dëgjuar: “Një këmbanë nga vendi i Servantesit që duhet dëgjuar:  Senati spanjoll aprovon njëzëri se KULTURA deklarohet një e DREJTË THEMELORE siç janë Arsimi apo Shëndetësia. 
"Është jetike për zhvillimin e plotë të personalitetit individual dhe kolektiv". 
Ky është një vendim i rëndësishëm për të mbrojtur kulturën dhe të drejtat kulturore të qytetarëve si dhe gjithë industrinë që lidhet me të. Pandemitë apo krizat nuk duhet të prekin dhe as të rrezikojnë të drejtat tona themelore. Është detyrë e institucioneve të një vendi që të grejnë një kështjellë të vërtetë rreth Kulturës - thotë artisti shqiptar, duke shtuar:
Sepse, për të arritur deri këtu, na janë dashur 3,000 vjet qytetërim.” 
Grupo Instrumental “Siglo XX” sapo festoi 24-vjetorin e krijimit. 
Me 155 premiera botërore, mbi 200 vepra të interpretuara ai është  njëherësh dhe grupi ndërkombëtar me më shumë autorë shqiptarë në repertorin e tij. 
Çesk Zadeja, Haig Zacharian, Feim Ibrahimi, Edmond Buharaja, Zeqirja Ballata, Akil Koci, Rafet Rudi, Thoma Simaku e Dorian Çene janë disa nga kompozitorët shqiptarë, veprat e të cilëve janë interpretuar nga Grupi Instrumental “Siglo XX”.

 Mundoclassico.com për Gjergj Vlashin In memoriam

“Koncerti i parë në vitin 2021 i festivalit muzikor bashkëkohor korunjez na ka bërë të ndihemi pak më shumë pjesë të asaj Europe që, si një arkipelag kulturor, e dëshirojmë me padurim. 
Nuk do të doja ta përfundoja këtë përmbledhje pa ia dedikuar, in memoriam, një prej atyre evropianëve që ka kontribuar për të ndërtuar atë që jemi, nga shkrimet, përkthimet dhe teatri: Gjergj Vlashi. 
Disa kohë përpara këtij koncerti mësova, përmes djalit të tij Florian Vlashi, për vdekjen me 4 tetor të Gjergj Vlashit, një lexues i Mundoclasico.com dhe një njeri me të cilin biseda ishte gjithmonë një kënaqësi dhe një aventurë drejt referencave të reja të udhëhequra nga busulla e kulturës së tij proverbiale.
Udhëtimi i familjes Vlashi në të gjithë Evropën ka pasur gjithmonë të njëjtin udhërrëfyes, të drejtuar, siç na tha Florian Vlashi në intervistën e tij për gazetën tonë dhjetë vjet më parë, nga "sindroma e troubadour" që ka sjellë kaq shumë muzikantë nga një vend në tjetrin në të gjithë botën. 
Një brez i ri i familjes së tij tani po shkon në Evropën Qendrore, ku Daniel Vlashi i është bashkuar  “Deutsches Symphonie Orchester Berlin” si  violinist. 
Në rrugëtimin e tij në kontinent, pa dyshim që trashëgimia dhe idealet evropiane të Gjergj Vlashit do ta shoqërojnë atë, siç bëjmë të gjithë ne që e kemi njohur, duke na nxitur të ndërtojmë botën nga ky humanizëm dhe respekt i figurave kulturore si e tija.”
Nga Paco Yañez, kritik muzikor në Mundoclasico.com

Posteri i koncertit

 

Gjatë koncertit
 
Gjatë koncertit
  

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja