Artistët më në zë në vend vazhdojnë që të përcjellin mesazhe pozitive nga shtëpia për të gjithë shqiptarët. Ata përmes artit të tyre, këngëve, poezive por edhe aktrimit jo vetëm u bëjnë apel njerëzve, që të qëndrojnë në shtëpi, por u kërkojnë që edhe të ushqejnë shpirtin me art.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:49
Humoristi Muharrem Hoxha parodi për virusin: E kruajta vet!

Aktori i njohur Muharrem Hoxha sjell nga Pogradeci një parodi për artdashësit. Ai në këngën e krijuar u bën apel të gjithë njerëzve, që t’i luten zotit për më shumë shëndet.

Ora 17:48
Dy instrumentistë shqiptarë luajnë “Duo ballkanike”

Dy instrumentistët Sokol Toto dhe Genti Dollani sjellin për artdashësit “Duo ballkanase”. Toto jeton në Shqipëri, ndërsa Dollani në Francë, megjithatë ata përcjellin me artin e tyre gëzim në shtëpinë e çdo shqiptari.

Ora 17:46
Romanca e Bellinit, ëmbël nga sopranoja Simona Karafili

Ndonëse në pritje të ëmbël, në këtë periudhë të vështirë për shkak të Covid 19, sopranoja Simona Karafili, vijon që të jetë e angazhuar me projekte artistike nga shtëpia. Kësaj here artistja këndon “Hena endet në argjend” të Bellinit.

Ora 17:45
Sopranoja Shpresa Beka këndon arie nga “Ballo me maska” e Verdit

Sopranoja Shpresa Beka sjell arien e Ameilas “Do vdes, por e falur më parë” nga opera “Një ballo me maska” e Verdit. Angazhimi i saj për të qenë pranë publikut kësaj herë është në kuadër të programit “opera me pizhama” të Teatrit të Operës.

Ora 17:43
Rita Petro interpreton “këngën e Turmës” për manipulatorin dhe liderin

Poetja Rita Petro e angazhuar për të qenë pranë lexuesit edhe në këto ditë të vështira, interpreton poezinë “Kënga e Turmës”. Një poezi, që flet për manipulatorin, liderin edhe turmën