Një artist nga Veriero i Spanjës e shpreh dashurinë për familjen në një mënyrë të çuditshme. David Cata qep me pe dhe gjilpërë portretin e familjarëve, por edhe të shoqërisë së tij, në pëllëmbën e dorës.

Atij i duhen rreth 4 orë për çdo portret dhe pasi përfundon, i heq penjtë duke i tërhequr.

Megjithëse kjo mund të duket diçka shumë e dhimbshme, vetë 21 vjeçari thotë se sekreti është të çposh vetëm shtresën e lartë të lëkurës. Portretet e tij duken të përkryera dhe nuk ka as shenja gjaku gjatë kohës që shpon pëllëmbët e duarve.

Sipas tij, pjesa më e vështirë e këtyre veprave, është qepja e syve dhe gojës.

Deri më tani ai ka pikturuar prindërit, gjyshërit, kushërinjtë, portretin e të dashurës, si dhe shokëve të tij.


 
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)