Artistja e madhe Rajmonda Bulku feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush aktorja

Artistja e madhe Rajmonda Bulku feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush aktorja

Aktorja Rajmonda Bulku

Artistja e madhe, Rajmonda Bulku më 16 gusht ka festuar ditëlindjen dhe mbushi 66- vjeç.

Bulku, e lindur dhe rritur në Tiranë, edhe pse tashmë është bërë disa herë gjyshe, por duket koha ka ndalur për aktoren pasi ajo vazhdon të ruajë po të njëjtin shkëlqim.

Rajmonda Bulku hyri në rrugën e kinematografisë kur ishte fare e re. Nxënëse në vitin e tretë te shkolles se mesme, ajo debutoi në 1976 në filmin ‘Dimri i fundit’.

Pas përfundimit të gjimnazit, nis punë si montazhiere në Kinostudio “Shqipëria e Re” e më tej ndjek studimet në Institutin e Lartë të Arteve, ku diplomohet në degën e dramës në vitin 1985.

Pas diplomimit Rajmonda u emërua në Teatrin Kombëtar ku ka interpretuar në shumë role kryesore, megjithatë famen e vërtetë ia sollën rolet në filma.

Ajo shënon mbi 20 role në filma dhe plot të tjerë në teatër, e është nderuar me disa çmime. Perveç aktrimit, Bulku u bë për disa kohë edhe pjesë e politikës e u përfshi në lëvizjen studentore të dhjetorit.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Korçari: 18/08/2024 03:15

    Kështu e ka kjo jetë.Dikush feston datëlindjen,fikush vdes!

    Përgjigju
  • Perparim: 17/08/2024 17:24

    Respekte për Monda Bulgun, ajo mori formimin kulturor dhe edukativë në shkollën e mesme Tomorr Sinani në qytetin e Cerrikut nga mësues profesionist, si Dylaver Shkodra. Nga aty ka nisur dhe karierën si aktore. Qytetarët e Cerrikut, ndjehen krenar për artistë dhe bashkë qytetarët e tyre, si Astrit Çerma, Rajmonda Bulgu, Salsano Rrapi, Edmond Rrapi e shumë të tjerë

    Përgjigju
  • Deputeti i listave te familjes: 17/08/2024 16:02

    Njeriu nuk e ka ne dore se ku dhe kur do te vije ne jete. Zonja mos te kete komplekse nga vendlindja e saj qe eshte Patosi, sepse nuk tregon ndonje vlere tw shtuar e lindura ne Tirane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Dështoi transferimi te Ipswich, zbulohet shkaku i Armando Brojës! Mediat angleze: Edhe Everton hoqi dorë nga shqiptari

Dështoi transferimi te Ipswich, zbulohet shkaku i Armando Brojës! Mediat angleze: Edhe Everton hoqi dorë nga shqiptari