E çfarë ti kujtosh më parë Partisë Demokratike, e ç’ti kujtosh më parë asaj partie e cila u themelua nga idealistët, dhe u shnderrua në organizatë me paramilitarë. Ç’ti kujtosh asaj force politike, vitin 1996, rrahjen e frikshme të opozitës mes bulevardit të Tiranë e shesheve të qyteteve të Shqiperisë, vitin 1997, vitin e zi për gjithë shqiptarët kur shtetin e shkaterroi ajo parti me firmat piramidale.
E ç’ti kujtosh tjetër asaj partie, grushtin e shtetit në 1998, veprat kriminale të militantëve të saj ndaj institucioneve kushtetuese, apo protestat e dhunshme në 2001, 2003, qeverisjen e keqe që shkatërrroi vendin dhe jetën e shqiptareve nga 2005 deri 2013, Gerdecin, 21 Janarin , apo dhe akte të tjera të cilat edhe sot e kësaj dite, nuk po ndëshkohen nga drejtësia e re. Krejt historia e asaj partie është e mbushur me bëma dhe akte antiligjore, me krime dhe vepra të tjera penale, duke nisur nga ish-kryeministrat e pas 1992 deri sot. Duke nisur nga ish-presidenti vendit Sali Berisha, e duke vazhduar me ish-ministrat që vodhën, u pasuruan dhe sot janë milionerë. Historia e PD-së, në fakt është histori e mbushur me “21 janarë”, ku çdo vepër penale, çdo shkelje ligjore, çdo shkaterrim dhe vjedhje, përbën një vepër të veçantë penale.
Shqiptarët po pyesin me të drejtë çdo ditë, “kur do të vihet drejtësi për 1997 ku u vranë mbi në pak muaj mbi 6300 persona nga armatimet dhe municionet e depove të ushtrisë, dhe që vazhdojnë edhe sot të vrasin, kur do të bëhet drejtësi për 26 viktimat e Gerdecit, 4 viktimat e 21 janarit, apo viktimat e gomoneve, që kishin pronarë ish-ministrat dhe ish-drejtuesit e policisë së asaj kohe”. E ç’ti kujtosh më pare asaj partie, e cila sot padrejtesisht ka marrë në politikë, rolin e “liderit të opozitës”. Sali Berisha, ka kurajon sot fton dhe mbledh rreth tryezës, partitë e vogla të kampit opozitar, duke u premtuar atyre “fitore në zgjedhjet e ardhshme, rrëzimin e Edi Ramës, duke patur si kryeopozitar vetëm kreun e PD”.
Hipokrizi, mashtrim, dhe lojë e vjetër me skenar të ri. Por fakti është se, shumica e partive të vogla (që kanë mbetur të tilla nga lojërat e PD) e kanë kuptuar tanimë se, me Berishën në krye të frontit opozitar, me mbështetje të brendshme të dobësuar, apo dhe me mbështetje nderkombetare të fashitur, ata kurrë nuk mund të vijnë në pushtet. Ndaj dhe ka nisur distancimi i tyre nga ftesat dhe bashkepunimi politik me PD.
Ata kanë plot arsye ti thonë “JO” ftesave nga Berisha dhe PD-ja, gjithmonë duke u nisur edhe nga historia e fushatave elektorale të kaluara, dhe pse jo, edhe nga historia e një partie, e vjetër sa vetë pluralizmi në Shqiperi, e mbushur me 21 janarë të pafundëm, histori veprash penale ende të pandëshkuara, të cilat janë shkaku kryesor i humbjeve seriale, dhe e mosardhjes në pushtet./Javanews
Komente











