Si vajti puna e kësaj opozite, duket se Partisë Demokratike, i del për detyrë urgjente të gjejë “liderin e fitores”. Kjo për faktin sepse Berisha edhe pse “ka ndezur prej 4 vitesh motorrët”, duket se nuk arrin të ribashkojë edhe njëherë demokratët. Gjithçka duket si “një bukë e thyer”, e cila nuk po ngjitet. Edhe pse Berisha përzuri dhunshëm Lul Bashën, edhe pse ka përzënë edhe çdo “bashist” nga PD, ai nuk ka arritur të ringjallë shpresën, nuk ka arritur ti frymëzojë aq sa duhet mbështetësit e tij, të paktën për të mbajtur protesta të fuqishme. Rama niset drejt SHBA me ftesë të Donald Trump. Ndoshta kaq do të mjaftonte që shpura e afërt e Berishës, ti kerkojë atij me urgjencë, gjetjen e një “lideri të besueshëm”.
Në kohën e sotme, gjetja e një lideri ndoshta nuk përbën shumë problem,por kur bëhet fjalë për Partinë Demokratike, kjo duket si e pamundur. E para, duhet gjykuar saktë mbi trashigiminë politike të asaj partie, e dyta Sali Berisha nuk ka gjasa ti thotë “PO” vetlargimit nga posti i kryetarit, dhe e treta momentalisht ajo parti nuk ka ambicje pushteti akoma, derisa rreth saj nuk vijnë emra të rinj, dhe derisa ajo parti mbetet e mbyllur për të rinjtë.
Thellë brënda vehtes, Berisha e kërkon një emër si pasues, apo dhe si shpëtim, nga situata ku gjendet sot PD. Vjedhja e votave apo dhe “manipulimi me banda dhe para i zgjedhjeve” ka rënë si argument i Partisë Demokratike edhe tek vetë nderkombetarët. Dhe nuk janë pak, por që nga 2013 deri sot, PD-ja, thuajse nuk ka fituar asnjë pale zgjedhje me vote të lirë. Por edhe sikur pretendimet e Berishës ti pranojmë si “argument elektoral”, sërish mbështetësit e tij në bazë nuk binden se,“Edi Rama e PS ka fituar me manipulime” derisa vetë demokratët pranojnë defektet e lidershipit. Ndaj mbetet urgjente nevoja për vetlargimin dhe gjetjen e një emri të ri, të papërfolur, të papërzierë me Berishën politikisht, për ti dhënë shansin asaj partie të ringjallet, dhe të krijojë një normalitet politik edhe brenda vehtes.
Mjafton të themi se, nga 2013 deri sot, nga PD-ja janë larguar mbi 40 perqind e anetaresisë aktive, e mbeshtetesve aktivë, dhe militantëve aktivë. Dhe treguesi më i mire për këtë, është pamundësia për të mbushur sheshet dhe bulevardet, apo dhe rreshtat e para, me ata që dikur ulurinin “Berisha-Berisha”. Përjetësinë politikie, nuk e kanë arritur as diktatorët, ndaj ky është një tjeter argument, me të cilin ata pak njerëz të kthjelluar, që kanë mbetur në atë parti, duhet të kërkojnë nga Sali Berisha vetlargimin, apo dhe gjetjen urgjente të një emri pasues në postin e kryetarit të PD. Humbja e rradhës e PD me kryetar Berishën, natyrisht do të sjellë tronditje të thellë nga qendra në bazë, dhe do ta shkërrmoqte plotësisht atë parti./Javanews
Komente











