Prej 7 muajsh, shërbimi i Urgjencës është zhvendosur tek Materniteti i Lushnjes për t’i hapur rrugë rikonstruksionit të godinës.
Por projekti i Ministrisë ka mbetur pezull, pasi nuk i ka dhënë leje, Agjencia e Zhvillimit të Territorit. Fakt ky që pranohet dhe nga vete dikasteri i shëndetësisë.
Këto pamje që sjell Report TV, janë xhiruar këtë të martë tek Materniteti, ku një pjesë e shtretërve të Urgjencës gjenden në korridore.
Aparaturat janë shpërndarë në disa reparte. Skaneri tek Imazheria ku duken qartë shenjat e amortizimit. Mure me lagështirë, pllaka të dëmtuara dhe mungesa e mirëmbajtjes.
Në këto kushte tejet te veshtira, ka vonesa në marrjen e shërbimit nga pacientët.
Per kushtet e vështira ka reaguar deputeti demokrat i Lushnjes Saimir Korreshi duke mos kursyer akuzat ndaj Ministrisë e Shëndetësisë dhe asaj te Financave.
“Zoti ministër këtë vit të alokuar 150 milion le më pak më pak për shpenzime për spitalin që do të përkthehet nëpër pak analiza për qytetarët e Lushnjes. E hapin të sfidojmë meqë ti je i mirë në shifra dhe unë nga ana juridike të shikojmë bashkë se sa e ka pasur buxheti spitali i Lushës vitin e kaluar dhe sa e sa ke alokuar për sivjet. Të sfidoj të sfidojë që pse ka tetë muaj që është shpallur fituesi ndërtimi i objektit të ri i urgjencës që ti hoqi që ishte në kushte që para tre vitesh edhe ndërtuar. Pse është një gjendje jo pune prej tetë muajsh dhe është vendosur në një në një kapanon që nuk rrinë as derr njerëzit?”,- shprehet Korreshi.
Ndersa Ministria e Shendetesise ne nje reagim shfajësues thotë se procesi i tenderimit ka përfunduar dhe pritet leja e ndërtimit nga AZHT-ja . Sipas saj, repartet janë transferuar në ambiente funksionale, ndërsa gjendja në bodrume dhe në hapësirat e jashtme do të sistemohet.
Spitali bashkiak i Lushnjes ofron 8 sherbime per rreth 200 mijë banorëve të Lushnjes, Divjakës dhe rrethinave të Belshit, Dimalit dhe Rrogozhinës. Jo vetëm urgjenca, por dhe godinat e tjera te spitalit sic shihet ne pamje janë te amortizuara. Rreth tyre mbizotërojnë uji dhe balta si tek Morgu, ashtu dhe te reparti i Oksigjenit.
Komente











