Arvanitasit janë shqiptarë, por edhe grekë!

Arvanitasit janë shqiptarë, por edhe grekë!

Vizita e Ramës në Athinë ka hapur shumë debate e polemika e ndoshta kjo lidhet edhe me temat e gjëra që ka preku gjatë fjalës së tij. Rama në fjalën e tij preku edhe tema historike që janë gjithmonë të debatueshme e për më tepër kur flasim në raport me Greqinë. Në fakt, debatet historike me Greqinë kanë qenë thuajse gjithnjë të njëanshme nga pala greke, sipas të cilëve çdo gjë e ka zanafillën vetëm tek ata, që ata kanë qendra e universit dhe çdo gjë ka ndodhur falë tyre e përreth tyre. Fjala e Ramës ka hupur edhe një debat tjetër publikë me pretendimin se arvanitasit nuk janë shqiptarë dhe janë dy gjëra të ndryshme. Ky debat lidhet me kalimit e fjalës që bëri Rama në lidhje me pavarësinë e Greqisë dhe me kontributin e arvanitasve. 

Duke u nisur nga kjo dikush paska shkruar se arvanitasit nuk janë shqiptarë. Pjese e identitetit kombëtar është gjuha e mëmës. Kjo është edhe më e fortë nëse flasim për shqiptaret, sepse këta te fundit pothuajse janë identifikuar vetëm me gjuhën shqipe si element determinuese për të caktuar përkatësinë tyre e kjo lidhet edhe me historinë tonë kombëtare përderisa elementë të tjerë si besimi apo krahina ishin keqpërdorur nga fqinjët për tjetërsim kombëtar. Madje, shqiptaret janë të paktet që edhe emërtimin e tyre e lidhin pikërisht me gjuhën shqipe. Me të vërtetë koha dhe rrethanat ndryshojnë, por kjo nuk e ndryshon ADN e një Kombi e ajo mbetet gjuha shqipe që përdorin edhe pse me thënë të drejtën është përdorur gjithçka që ajo të mos ishte gjuhe zyrtar e tyre.

Gjuha ka qenë elementi më i rëndësishëm bashkues për shqiptarët në çdo kohë edhe kur ekzistenca e saj ishte e diskutueshme.  Nëse analizojmë sipas atij që paska shkruar se arvanitasit nuk janë shqiptarë, sepse na qenkan diçka tjetër për shkak të shtrirjes në kohë dhe në hapësirë, atëherë duhet të themi që edhe arbëreshët e Italisë nuk qenkan shqiptarë. Në fakt janë vetë  këta të fundit që e kanë konfirmuar e vazhdojnë ta rikonfirmojnë përkatësinë e tyre etnike apo kombëtare si shqiptar. Në një familje, pavarësisht rrethanave është folur gjithmonë shqip, ajo familje është shqiptare e nuk ka rendësi sa kohë ka në atë vend ku jeton. Shumica e arvanitasve ishin kryesisht nga Veriu i Shqipërisë për faktin se dalloheshin për artin ushtarak.

Në Veriun e Shqipërisë i kemi të tre besimet fetare që bashkëjetojnë në mënyrë perfekte. Madje, shembull më i mirë është pikërisht Lura, ku komshiu mund të jetë katolik apo mysliman. Varrezat në Lurë janë edhe katolike edhe myslimane, por asnjëherë kjo gjë nuk ka qenë problem për Lurën apo edhe për krejt Veriun. Po ashtu në asnjë rast veriorët nuk e kanë vendosur besimin fetar para interesit kombëtar apo të qenit shqiptarë si kusht ndasie fetare.

Prandaj, nuk mund të merret në konsideratë çështja e besimit fetar si element dallues ose përcaktues tek arvanitasit, pavarësisht se nga cila zonë e Shqipërisë e kanë prejardhjen. Nëse i trajtojmë arvanitasit mbi bazën e besimit fetar biem në grackën e fqinjëve që e kanë përdorur këtë element përçarje apo për tjetërsim kombëtar. Gjithashtu edhe rasti i luftës ose aspirata e shqiptareve për Pavarësi nuk lidhet fare me besimin fetare dhe ajo nuk është bërë kundër Perandorisë Osmane me motivimin se kjo e fundi ishte me shumice myslimanë. Aspirata e shqiptareve për të bërë shtetin e tyre ishte një aspiratë kombëtare e kristalizuar kryesisht me Rilindjen.

Për ta vërtetuar se aspirata e shqiptareve për Shtetin e tyre nuk kishte lidhje me besimin mjafton përsëri të marrin shembull Dibrën, ku dy figura të rëndësishme e kryesore, Dom Nikoll Kaçorri ishte katolik e Iljaz Pash Dibra ishte mysliman. Pavarësia e Shqipërisë dhe themelimi i shtetit shqiptar nuk ishte çështje besimi, por ky i fundit ka pasur një rol të madh përbashkues në realizimin e kësaj aspirate si formulë plotësuese e harmonizuese dhe jo përçarëse.

Arvanitasit janë edhe grek e kjo për faktin se themelimi i Greqisë moderne është falë edhe kontributit të tyre. Pra, arvanitasit identifikohen dhe janë të identifikuar me shtetin grek e për këtë arsye ata janë edhe grekë. Megjithatë, edhe shqiptarët që kanë shkuar në Greqi pas fillimit të viteve ’90, ose që kanë lindur atje e që  kanë në posedim shtetësinë greke janë edhe grekë edhe shqiptarë.  Mbajtja e dy shtetësive ose përkatësia me dy shtetësi është vlerë e shtuar dhe është vetëm pozitivitet. Megjithatë, askush nuk mund ta mohoj se arvanitasit janë shqiptar e mjafton të dëgjojmë edhe këngët që këndoj sot që janë në gjuhën shqipe pa analizuar pastaj etnografinë apo detaje të tjera. Arvanitasit janë edhe shqiptar edhe grek. Shqipëria ka qenë një shtet i dobët dhe me mjaft probleme e për pasojë nuk ka pasur forcën për t’i mbrojtur qytetarët e saj kudo ata ndodhën.

Çështja e përkatësisë kombëtare është krejt individuale dhe gjithsecili ka të drejtë të identifikohet si të dojë. Megjithatë, për përcaktim etnie apo shumice janë kritere të shkruara dhe në kartat ndërkombëtare dhe në të drejtën ndërkombëtare dhe elementi kryesor që mbrohet po ashtu është gjuha.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 14/05/2024 21:43

    Edi Rama BURR i madh i Shqiptarve në gjith historin e Shqipris. Sali kriminel hajdut Bajga njeriu më pis i historis Shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat

Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat