E ardhmja e Thomas Strakoshës, portierit të kombëtares shqiptare, ka marrë një kthesë të papritur. Pritej që nga ora në orë 27-vjeçari të firmoste me gjigandët e Manchester United në Premier League, por raportimet mediave më prestigjioze në Britani thonë se Strakosha është lojtari më i ri i klubit të Bretnford.
Këtë të hënë shtatlarti ka kryer vizitat mjekësore, ndërsa më herët ka gjetur edhe marrëveshjen personale. Strakosha në fund të sezonit doli si lojtar i lirë nga Lacio pas përfundimit të kontratës, ndërsa është përfolur për shumë klube, sidomos nga Premier League. Në fillim ishte Chelsea, më pas Manchester United dhe duket se tani përfundimisht gardiani ka përfunduar te Brentford.