Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka zhvilluar Asambenë e 18-të të Përgjithshme. Presidenti i KOKSH-it, Viron Bezhani, ftoi të gjithë të pranishmit të nderonin me një minutë heshtje në kujtimin e ish- Presidentit të R/Amatorizmit, Miftar Fana, i cili është ndarë nga jeta vitin e kaluar.
Presidenti Bezhani gjatë fjalës së rastit deklaroi se Asambleja ka quorumin e nevojshëm për të marrë vendime dhe e shpalli atë zyrtarisht te hapur. Çelja e punimeve të Asamblesë së 18-të të përgjithshme të KOKSH, u bë me anë të ceremonisë së dhënies së Urdhërit Olimpik dhe çmimeve për 10 sportistët më të mirë për vitin 2014.
Presidenti Bezhani me personalitet e Urdhërit Olimpik
"Për kontributin e tyre të padiskutueshëm për zhvillimin e Lëvizjen Olimpike në Shqipëri" asambleja nderoi me Urdhërat Olimpikë:
Vangjel Zhapa - Pas vdekjes (filantrop dhe kontribues në idealet e shpirtit Olimpik)
Vangjel Koja - Mjeshtër dhe me shumë kontribute në sportin e volejbollit
Fidel Ylli - Ish anëtar i Komitetit Ekzekutiv të KOKSH dhe kontribut për zhvillimin e Lëvizjes Olimpike në Shqipëri
Genc Boga - Ish- anëtar i Komitetit Ekzekutiv të KOKSH dhe kontribut për zhvillimin e Lëvizjes Olimpike në Shqipëri
Ndërkohë që KOKSH-i dha edhe disa çmime për 10 sportistët më të mirë të vitit 2014, të propozuar nga vetë federatat përkatese, me motivacionin "Për rezultatet e tyre të larta në disiplinat përkatese".
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar
Luiza Gega në atletikë, Migena Plasa në basketboll, Jurgen Uldedaj në boks, Klinti Grembi në ciklizëm, Alban Hoxha në futboll, Noel Borshi në not, Suela Mëhilli në ski, Endrit Cullhaj në xhudo, Ada Demneri në taekwondo dhe Erblira Bici në volejboll, ishin 10 sportistët më të mirë të vitit 2014 që KOKSH-i I nderoi me dhënien e çmimeve në disiplinat e tyre.
Pas dhënies së cmimeve, punimet e Asamblesë vijuan me raportin e Presidentit Bezhani për punën dhe aktivitetet e realizuara nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar përgjatë vitit 2014.
Asamblenë e përshëndeti zv. ministri i Arsimit dhe Sportit, Rauf Dimraj, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve për zhvillimin e sportit që në bazë dhe në të gjithë sistemin në tërësi.
/atsh/