Nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama ishte i qartë me të gjithë socialistët se qeveria nuk do të ishte mburojë për asnjë. Rama theksoi se nuk do të pengonte punën e SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe shpreson që pjesë e kësaj lufte të bëhet edhe SHISH. I ftuar në “Sot Live Shqipëri” në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, avokati Spartak Ngjela, ka analizuar deklaratat e Ramës i cili sipas tij u foli socialistëve me gjuhën e drejtësisë. Fakti që Rama u involvua së tepërmi në çështje e drejtësisë, sipas Ngjelës do të thotë se ka arritur në konkluzionin që kjo çështje nuk ka kthim pas dhe do ta çojë deri në fund.
“Kjo ishte gjuha e drejtësisë por, dy duhet të jenë gjuhët e kryeministrit këto kohë. Drejtësia dhe zhvillimi. Drejtësinë na e kanë marrë të tjerët për ta strukturuar. Ai nuk e tha por duhet ta thoshte. Atë e kanë marrë ndërkombëtarët dhe sidomos politika amerikane dhe e kanë deklaruar se do ta zhgjidhin. Fakti që Rama u involvua së tepërmi në çështje e drejtësisë atëherë ka arritur në konkluzionin që kjo çështje nuk ka kthim pas dhe unë do ta çoj deri në fund. Meqë ai e ka kuptuar se po t’i hyjë me njëfarë vullneti çështjes së drejtësisë në Shqipëri e cila do të vijë nëpërmjet SPAK dhe për faktin që ishte PS e drejtuar nga ky me maxhorancën e vetë, pranoi gjithë strukturimin juridik të SPAK do të ketë benefitet e veta ose njohje të favorshme historike. Të shikojmë si do të ecë SPAK tani”.
“PS do ta kalojë gjallë a vdekur zjarrin e sprovës për drejtësi”. Me këtë mesazh Ngjela shprehet se Rama la të kuptojë se nuk mërzitet nëse “zjarri” do të bjerë në qeveri, nëse është në fuksion të drejtësisë.
“Blinken ka deklaruar se SPAK e drejtojmë ne. Rama që deri tani nuk ishte angazhuar në këtë çështje dha sqarime që unë e përkrah deri në fund dhe nuk mërzitem fare nëse zjarri që do të bjerë në qeveri dhe në politikën shqiptare është në funksion të drejtësisë e mirëpres. Mori fund. Dmth çdo goditje nga ana e SPAK drejt të korruptuarve të PS e deklaroi se nuk kam asnjë lidhje me ta dhe tha se çdo përgjegjësi është personale”, shtoi ai.
Avokati Spartak Ngjela komentoi mbledhjen e opozitës të thirrur sot nga Gazment Bardhi ku morën pjesë, deputetët e tij mbështetës, deputetët e Sali Berishës dhe aleatët. Ngjela tha për Report Tv se janë mbledhje si vajtime injorantësh.
“Këto janë vajtime injorantësh. Ça analize tu bëj, ku kanë gjë në dorë ata sot. Ata nuk krijojnë dot një lider partie që ta pranojë Uashingtoni. Ata janë non grata. Basha, kusht të ri, tha të gjithë ata që duan të shkojnë te non grata nuk e dëmtojnë PD? PD s’ka më kohë që të flasë budallallëqe”, tha Ngjela.
Zhgarravine lepirese
Përgjigjuaskush te mos nenvleresoje Brics se edhe syte e shteteve te Europes jane drejtuar tashme aty
Përgjigju