“I një thirrje PD dhe kryetarit të PD, nuk jemi këtu për të përdorur negociatat që të mos bëjë punët e veta dhe protesta. Opozita është e lirë që të bëjë punët e veta sikur i mendon vetë edhe protestat. Por opozita që është në parlament është përfaqësuese e një pjese të popullit që në jetën e përditshme të Shqipërisë reale. Opozita duhet të përfaqësojë me dinjitet në këtë moment ambicien e atyre që e kanë votuar për të çelur negociatat, nuk mundet që opozita të bëhet problemi i Shqipërisë në këtë proces.
Nuk është 100% i sigurt sot, duhet të garantohet, jemi duke punuar me disa shtete që kanë shqetësimet, që lidhen me problemet e tyre të brendshme dhe cdo gjë që ndodh në Shqipëri dhe krijon një justifikim mund të kthehet në arsye për të na penguar. Dhe është e paimagjinueshme. Thirrja nuk është për të larë gojën. Pas kaq vitesh përpjekje dhe pritshmëri mos bllokojë negociatat. Jam gati që të nënvizoj që çelja e negociatave nuk është triumf partiak. Duhet të jetë triumfi i Shqipërisë dhe jemi gati ta ndajmë me opozitën, por opozita duhet të dëgjojë zërin e Shqipërisë’ deklaroi ai.
Rama nuk i kurse sulmet edhe për aleatin e deridjeshëm, LSI-në kur deklaroi se ishte Reforma në Drejtësi ajo që ndau rrugët mes dy partive. Ai akuzoi se PD dhe LSI janë rikthyer në çadër kundër reformës në drejtësi. “Ne rrezikuam qeverinë, por nuk lejuam që të rrezikohet ecuria e reformës në drejtësi. Besoj në fund qëndrimi ynë i qartë dhe i prerë për të mos kompromentuar këtë reformë ndau rrugët tona me LSI. Për t’u parë dhe më qartë ndarja, nga njëra anë ne dhe nga ana tjetër ata që u mblodhën në çadër për disa muaj me disa alibi, me betimin për të mos lejuar Vettingun”.
[gallery]25276[/gallery]
Zhvillimet e fundit nga Asambleja e PS
Ora 11:00 Asambleja e PS, Rama: Reforma në Drejtësi na ndau me LSI-në
Na bashkojnë vlera dhe qëllime të rëndësishme për vendin tonë. Mbyllëm një vit me vështirësi të mëdha, por dhe me një shpërblim të madh të marrë prej shqiptarëve falë përpjekjeve kolosale të mandatit të parë dhe bindjes se PS e meriton timonin e vetme për të provuar deri në fund e patrazuar nga të tjerë aftësinë e vet qeverisëse dhe mundësinë për ta cuar Shqipërinë më afër se kurrë me BE. Ky shpërblim ishte fitore historike e mandatit të dytë me numrin më të madh të votave që PS ka marrë ndonjëherë që në krijimin e saj dhe bepsj që në këto 100 ditë të para ne kemi arritur të bëjmë cka kemi vendosur si objektiva, por po ashtu koha vrapon dhe volumi i punëve që ne duhet të kryejmë është i jashtëzakonshëm.
Viti u karakterizua nga një betejë për drejtësinë, e cila ishte një vazhdim i betejës s hapur që në vitin paraardhës dhe besoj që e përcaktoi qartë PS si udhëheqësen dhe garnaten e reformës në drejtësi, duke ndarë politikën shqiptarë në sytë e ndërkombëtarëve, nga njëra anë kampi i reformistëve i PS dhe i të gjithë atyre që e duan këtë reformë të shkojë deri në fund, se është e vemtja munësi ëpr të pasur më në fund një drejtësi të drejtë, dhe kampi i të tremburve nga reforma, që tani është zgjeruar edhe më përfshirjen hapur kundër reformës në drejtësi të aleatëve tanë të mandatit të parë, LSI.
Ne rrezikuam qeverinë, por nuk lejuam që të rrezikohet ecuria e reformës në drejtësi dhe u përpoqëm ta mbajmë gjallë aleancën për Shqipërinë evropiane si projekt strategjik të së majtë së bashkuar, por pa kompromentuar reformën në drejtësi. Besoj në fund qëndrimi ynë i qartë dhe i prerë për të mos kompromentuar këtë reformë ndau rrugët tona me LSI. Për t’u parë dhe më qartë ndarja, nga njëra anë ne dhe nga ana tjetër ata që u mblodhën në cadër për disa muaj me disa alibi, me betimin prë të mos lejuar Vettingun.
Faktikisht ne ja dolëm, duke pasur mbështetjen e madhe popullore, për një reformë që e duan jo vetëm ata që na votojmë, por edhe ata që s’na votojnë, dhe mbështetjen e palëkundur të partnerëve ndërkombëtarë, me të cilët kemi qenë në një qëndrim të unifikuar dhe asnjëherë të ndarë në asnjë hap të reformës në drejtësi.
Nënvizoj me keqardhje se pas kalimit me sukses të një mali të lartë të ngritur artificialisht në rrugën e Shqipërisë, duke kërcënuar transformimin e procesit zgjedhor në një proces të cunguar rëndë për shkak të mos pjesëmarrjes së opozitës, u gjendëm përballë akuzës se ne e kemi shkelur marrëveshjen dhe jemi në kushtet kur opozita e konsoliduar si një kamp kundër reformës në drejtësi, PD dhe LSI, janë rikthyer në çadër.
Janë rikthyer me të njëjtat kërcënime dhe me të njëjtin qëllim: mos lejimi i çuarjes përpara të reformës në drejtësi. Ajo çka seanca e fundit e Kuvendit për 2017 nxori në pah me ngjyra të forta dhe me kërcitje të mëdha ishte pikërisht shprehja më kulmore e dëshpërimit.
Prandaj i bëj një thirrje PD dhe kryetarit të PD, nuk jemi këtu për të përdorur negociatat që të mos bëjë punët e veta dhe protesta. Opozita është e lirë që të bëjë punët e veta sikur i mendon vetë edhe protestat. Por opozita që është në parlament është përfaqësuese e një pjese të popullit që në jetën e përditshme të Shqipërisë reale. Opozita duhet të përfaqësojë me dinjitet në këtë moment ambicien e atyre që e kanë votuar për të çelur negociatat, nuk mundet që opozita të bëhet problemi i Shqipërisë në këtë proces.
Nuk është 100% i sigurt sot, duhet të garantohet, jemi duke punuar me disa shtete që kanë shqetësimet, që lidhen me problemet e tyre të brendshme dhe çdo gjë që ndodh në Shqipëri dhe krijon një justifikim mund të kthehet në arsye për të na penguar. Dhe është e paimagjinueshme. Thirrja nuk është për të larë gojën. Pas kaq vitesh përpjekje dhe pritshmëri mos bllokojë negociatat. Jam gati që të nënvizoj që çelja e negociatave nuk është triumf partiak. Duhet të jetë triumfi i Shqipërisë dhe jemi gati ta ndajmë me opozitën, por opozita duhet të dëgjojë zërin e Shqipërisë
“Duhet të heqim pazarxhinjtë dhe tepsixhinjtë nga administrata. Këtë sfidë duhet ta fitojmë me cdo kusht. Pranë kryeministrisë punojnë 24 koordinatorë, ndjekin problemet e ardhura” tha ajo.
Elisa Spiropali shpalosi edhe objektivat për 2018. “Në janar –mars 2018 aksion për të regjistruar dhe bërë pjesë të portalit të gjithë qytetratë që i afrohen zyrave dhe për të marrë fund stili i vjetër nëse ke një hall duhet të njohësh një mik apo deputetin.
Qytetari duhet të marrë përgjigjen për 15 ditë për problemet. Aksion për të bërë pjesë e portalit sa më shumë burra dhe gra”.
Ora 10:35 Negociatat, Bushati: Presim të hapen në qershor, opozita mos bëhet bllokadë
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Bushati ka bërë një rezyme të punës në 100 ditët e para të qeverisë ‘Rama 2’. Ai theksoi se Shqipëria pret hapjen e negociatave në qershor, ndërsa i ka bërë thirrje opozitës që të mos bëhet bllokadë.
“Kryeprioriteti i Shqipërisë për avancimin për hapjen e negociatave. Brenda këtyre 100 ditëve Kuvendi bashkë me qeverinë kaluan një proces të vështirë për konstituimin e institucioneve të Vettingut. Reforma zgjedhore hap mundësinë e dialogut me opozitën, shpresojmë që shqiptarët që ndodhen jashtë vendit të votojnë në zgjedhjet e ardhshme. Prioriteti kryesor ka lidhje me reformën në drejtësi.
Pika e dytë ka të bëjë me axhendën diplomatike të Shqipërisë, gjatë 100 ditëve ka qenë e ngarkuar, por do të jetë edhe më intensive. Mesazhi nga BE është që Shqipëria është shembull suksesi në reforma. Nëse do të vijohet më këtë ritëm Shqipërisë do i propozohet hapja e bisedimeve për anëtarësim. Në Shkurt KE do të prezantojë strategjinë e zgjerimit, të gjitha vendet e rajonit do të jenë të gjitha vendet e rajonit. Ne presim që të ofrohet një hartë rruge për të gjitha vendet.
Në prill në presim që KE të hapë bisedimet për anëtarësim, që pritet të konkretizohet në samitin e Sofjes dhe samitin e BE në qershor të këtij viti. Negociatat nuk i hap Rama, opozita të bashkëpunojë dhe të mos bëhet barrikadë. Shpresoj që opozita të dalë nga kjo gjendje për të kuptuar që nuk bëhet fjalë për fatin e qeverisë dhe një kryeministri, por të Shqipërisë” deklaroi ai.
Ora 10:05 Sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla:S'jemi aty ku duhet
Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, ka hapur punimet e Asamblesë, ku vuri theksin te bashkëqeverisja mes grupit parlamentar, partisë dhe qeverisë për të arritur rezultate pozitive në zgjedhjet e 2019. Balla kritikoi kryetarët e PS në qarqe, ku tha se brenda shkurtit do të zgjidhen të rinjtë, ndërsa iu kërkoi të reflektojnë dhe të përqendrohen te puna, te shërbimi më i mirë në kohë e cilësi, si dhe të bëhen shërbëtorë të qytetarëve.
Me largpamësi, kurajo vullnet për krijimin e reformave që kemi nisur. Me ritëm të lartë përballë çdo kundërshtie. Do të qeverisim me besnikëri ndaj atyre që na votuan, por edhe atyre që nuk na votuan. Nuk kam parasysh vetëm qeverinë, por grupi parlamentar dhe qeverinë. Qeverisja jonë përbëhet nga partia, grupi parlamentar dhe qeveria, por është një proces i vetëm që mund të ketë suksese vetëm nëse këto tre pjesë qeverisin në harmoni. E nisim me gjendjen organizative të qeverisë, dua të them se nuk jemi aty ku duhet me gjendjen e partisë, madje jemi larg pozicionit ku duhet të gjendemi. Kohën e nevojshme e kemi përpara, por nëse dielli duket në mëngjes, edhe shumë ditë i mbeten përpara këtij mandati për të përmbushur misionin.
Nga 4978 organizata gjithsej, janë zhvilluar mbledhje në 4754. Në objektivat e këtij viti organizimi i grave do jetë kryesor. Kanë përparësi qarqet Korçë, Fier, Kukës. Duhet punë e veçantë me pikësynime të qarta për anëtarësimet e reja në procesin zgjedhor të vitit të ardhshëm. Në bazë të ndarjes së re territoriale janë ngritur 400 këshilla socialistë, janë konsistuar 323, kur të tjerët në proces konstituimi. Është treguar kujdes për moskandidimin e kryetarëve që patën rezultate të ulëta nga zgjedhjet e kaluara. 47 bashki kanë dërguar listat me përbërjen e re të të gjithë këshillave socialistë. Brenda shkurtit 2018 do të zhvillohen të gjitha zgjedhjet e reja në parti për kryetarët e rinj. Deri tani është zgjedhur kryetari në Përmet dhe do të zgjidhen edhe kryetarët e tjerë.
Seanca e fundit do mbahet mend si një seancë që dëmtoi Shqipërinë. Ndjesë të gjithë shqiptarëve, por dhe partnerëve ndërkombëtarë për shfaqjen e përpjekjes së bllokimit të reformës në drejtësisë. Shqipëria nuk meriton çizme në ajër dhe as dhunë. Deputeti më i padisiplinuar largohet nga foltorja sapo bie gongu, rregulli po vendoset edhe në financat e Kuvendit. Detyra e vetme e parealizuar e Kuvendit ishte miratimi i Kodit Etik, që do miratohet në javët e para të sesionit që nis. Brenda shkurti nuk do të ketë më justifikim për asnjë deputet socialist që nuk ka një zyrë të tijën në të gjitha bashkitë e vendit. Synojmë bashkëpunimin mes palëve, në funksion të përmbushjes së detyrimeve. Në përfundim të 300 ditëve të para të qeverisjes palët e marrëveshjes do analizojnë punën, mes grupit-partisë-qeverisë.
Zgjedhjet e 2019 janë 17 muaj larg. Për ne është viti i organizimit elektoral për fitoren e zgjedhjeve lokale. Dua të jetë e qartë për kryetarët e bashkive, që secili duhet të jetë në krye të procesit qeverisës, por edhe shërbëtorë të qytetarëve. Nuk ka njohur Shqipëria më parë një program si bashkëqeverisja me qytetarët. Nuk ka asnjë bashki ku nuk ka vend për përmirësime të mëtejshme në nivel vendor, në radhë të parë te shërbimet. Do përmirësojmë shërbimet në kohë dhe cilësi.
Kemi disa ndryshime në strukturën e sekretariatit. Jo gjithë grupi i tyre ka punuar me efikasitetin e plotë. Sekretariatit t'i jepet një mundësi e dytë, si dhe të propozojmë dy detyra të reja:
Sekretariati për Marrëdhëniet Ndërkombëtare t’ia besojmë Teuta Vodo, Bledi Çuçi Sekretari për çështje zgjedhore. Blerina Gjylameti, dua të vazhdojë detyrën për Sekretare elektorale. Gramor Ruçi anëtar i kryesisë së partisë.
Ora 10:00 Kryeministri Edi Rama dhe deputeti Gramoz Ruçi mbërrijnë te Asambleja. Nis mbledhja e Asamblesë së PS.
d.c./shqiptarja.com