Asani likuidon Apoloninë, Partizani rikthehet i pari në Superligë! 'Paqe frike' mes Teutës dhe Vllaznisë

Partizani është rikthyer të udhëheqë kampionatin në javën e 31, pasi ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Apoloninë në Elbasan Arena. Të kuqtë e Ilir Dajës, të cilët në këtë ndeshje nuk iu falej hapi fals, ia dolën falë golit të Jasir Asanit në minutën e 76.

16 herë kampionët e vendit aktualisht udhëheqin me 57 pikë, por kryesimi erdhi edhe falë barazimit pa gola të Teutës kundër Vllaznisë në Shkodër. Të dy skuadrat luajtën me llogari dhe në fund ndanë nga një pikë që gjithsesi i mban në lojë për objektivin titull. Aktualisht në vendin e dytë ndodhën durrsakët me 1 pikë më pak se Partizani, ndërsa Vllaznia e vendit të tretë është tre pikë më pak se kryesuesit.

Ndërkohë tre pikët sot përveç Partizanit ka marrë edhe Laçi, që ka fituar 2-0 kundër Kukësit. Në Kurbin vendasit ia dolën falë ‘dopietës’ së Lushkjës, ndërsa për verilindorët e drejtuar nga Mirel Josa kjo ishte humbja e katërt radhazi.

Dy ndeshjet e tjera të kësaj jave u luajtën të dielën me Tiranën që barazoi pa gola kundër Bylisit dhe Skënderbeut që fitoi 0-2 ndaj Kastriotit.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kush mendoni se duhet ta drejtojë Partinë Demokratike pas 13 qershorit?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Gruaja e shoferit të kamionit me 400 kg kokainë: Burri im është i pastër, s’e dinte çfarë kishte në mjet! Ai vetëm drejton, nuk ngarkon e shkarkon mallin