ASD: Rriten depozitat në sistemin banka

/ATSH/- Totali i depozitave të vendosura në banka në fund të vitit 2014 krahasuar me 2013-ën ka shënuar një rritje prej 4.3 %.
Drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Toni Gogu gjatë raportimit në komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave të mërkurën, bëri të ditur se edhe fondi i sigurimit të depozitave në banka gjatë vitit 2014 u rrit me 17 %, duke kapur një vlerë prej 24.05 miliard lekësh.
Ndërkohë deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, theksoi se rritja e depozitave tregon besimin e qytetarëve në sistemin bankar dhe nivelin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.
Por, sipas deputetit të Partisë Demokratike, Ridvan Bode, nëse depozitat do të financoheshin në ekonomi do të kishim një rritje më të madhe ekonomike. "Rënia e investimeve rriti depozitat dhe kjo është një shenjë e keqe për ekonominë e vendit", u shpreh Bode.
Totali i depozitave në fund të vitit 2014 kapi vlerën e 570.60 miliardë lekë duke shënuar një rritje prej 2.4 % më shumë se 2013. Raporti i mbulimit të depozitave shkoi nga 3.68 % në 2013 në 4.21 % në 2014.

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qendër e re administrimi në Vaqarr, Rama: Hapësirë multifunksionale për të gjitha moshat