Policia vazhdon asgjësimin e lëndëve narkotive në të gjithë vendin. Ditën e sotme është bërë i mundur asgjësimi i 3600 rrënjëve kanabis në Mat.  Bazuar në koordinatat e monitorimit të kryera Guardia Di Finanza si dhe kontrolleve të përditshme të ushtruar nga ana e policisë, në një zonë të pyllëzuar, në vendin e quajtur "Shkalla e Bardhë", njësia Administrative Baz, Mat, janë gjetur të kultivuara në parcela të hapura rishtas bimë narkotike.

Nga kqyrja e bërë nga grupi hetimor rezultoi se në këto parcela ishin të kultivuara 3600, bimë të dyshuara narkotike "Cannabis Sattiva”.

Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku disa prej tyre u morën në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme.

mat

mat

mat

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)