Rreth 10000 mijë lënë narkotike e llojit kanabis sativa janë asgjësuar nga efektivat e policisë. Në një operacion ku morrën pjesë 40 efektivë të Drejtorisë së Policisë Durrës, Komisariatit të policisë Kruje dhe FNSH-së, në fshatin Kurcaj dhe në fshatin Barkanesh janë gjetur 43 parcela të mbjella me 9950 bimë narkotike kanabis sativa.
 
Sipas policisë bima narkotike ishte me një lartesi nga  50 deri në 200 cm, ndërsa u asgjësua me djegie.

Në aksion u angazhuan 40 forca policore dhe 8 automjete.

Policia po punon për identifikimin e autoreve.   

kanabis

kanabis

droge

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)