Asgjësohen 35154 rrënjë kanabis
në Tropojë, Vlorë dhe Gjirokastër 

Policia e Shtetit vijon aksionin e asgjësimit të kanabisit në të gjithë vendin. Ditën e sotme janë asgjësuar gjithsej 35154 rrënjë kanabis, në Tropojë, Vlorë, Krujë dhe Gjirokastër. 

Tropojë dhe Vlorë
12.514 bimë narkotike janë asgjësuar në Tropojë dhe Vlorë. Në sajë këtyre operacioneve janë arrestuar dy persona.
 
Operacioni antidrogë i policisë së Tropojës i koduar " Alpet" është finalizuar me asgjësimin e 514 rrënjëve narkotike dhe sekuestrimin e një arme.
  
I arrestuari është Gjergj Ulndreaj, 55 vjeç, banues në fshatin Gjonpepja. 134 rrënjë janë gjetur në fshatin Gjonpepaj në afërsi të banesave të Gjergj Ulndreaj dhe D.D, 82 vjeç dhe është asgjësuar me anë të djegies.
 
Në sajë të këtij operacioni gjithashtu janë proceduar penalisht  edhe D.D., 82 vjeç, banues në fshatin Gjonpepaj, Tropojë. Gj.D., 58 vjeç, banues në fshatin Gjonpepaj, Tropojë, me funksion Kryeplak i fshatit Gjonpepaj.

Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Vranë, u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 380 rrënjë bimë narkotike .Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
 
Policia e Vlorës e Vlorës ka asgjësua rreth 12.000 bimë kanabis. Bimët janë gjetur të kultivuara në fshatrat Dukat, Kudhës dhe Treblovë, të mbjella në zona të vështira, kryesisht në mesin e pyjeve të dendura, të cilat u asgjësuan me anë të djegies me zjarr.

Policia ka arrestuar A.K., 18 vjeç, banues në fshatin Dukat, Vlorë, i cili u kap në flagrancë në një parcelë me rreth 1.600 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, pranë vendit të quajtur "Majat e Gerxhinës", Dukat. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë përgjegjës për kultivimin e këtyre bimëve narkotike.

Ndërkohë që Policia e Shkodrës ka arrestuar Kristian Lacukun i cili ishte shpallur në kërkim nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Krujë
Blutë e Krujës kanë asgjësuar ditën e sotme 19500 rrënjë anabis sativa. Bimët u gjetën në fshatrat Bret, Bura, Cudhi dhe Kroi i Madh Krujë. Policia asgjësoi bimët me anë të djegies, sakaq po punohet për kapjen e kultivuesve. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale"Kultivimi i bimëve narkotike".

Gjirokastër
Policia e Gjirokastrës ka asgjësuar pasditen e sotme 3140 rrënjë kanabis sativa. Bimët u gjetën në vendin ‘’Shkozë’’ fshati Zhej, bashkia Libohovë ku u kontstuan 4 pacelat. Policia asgjësoi bimët me anë të djegies, sakaq po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike ".
 
Redaksia Online
Al.N/XH.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i përgjigjet Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë

Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i përgjigjet Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë