Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë si autorë të kultivimit të tre parcelave me kanabis sativa në fshatin Shëngjergj.
Të arrestuarit janë Sokol Mjolli 44 vjeç dhe Florjan Hasa 32 vjeç, ndërsa në kërkim janë G.A 46 vjeç dhe F.D 55 vjeç.
Nga informacionet që disponoheshin nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 4, se në fshatin Shëngjergj, në një zonë të pyllëzuar, ka parcela të kultivuara me bimë narkotike, menjëherë janë dërguar Shërbimet të cilët kanë bërë të mundur konstatimin dhe arrestimin në flagrancë të Sokol Mjolli dhe Florjan Hasa, gjatë kohës që po punonin në parcelë.
Policia zbuloi dhe asgjësoi 650 bimë kanabis sativa të kultivuara në tre parcela. Dy personat që janë në kërkim mund të largoheshin me vrap duke përfituar nga terreni malor dhe i pyllëzuar.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com