Asistenca,Basha: Urren të varfrit
Rama: Unë i përfshiva në skemë

Asistenca,Basha: Urren të varfrit<br />Rama: Unë i përfshiva në skemë<br>
Vijon seanca plenare e Kuvendit e cila do të jetë një seancë maratonë me mbi 9 orë diskutime. Seanca ka nisur me mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama të kërkuar nga opozita, lidhur me skemën e ndihmës ekonomike, ku nga PD dhe LSI pretendohet se janë përjashtuar mbi 20 mijë familje të varfra.

“Nuk thuhet asgjëkundi që ndryshimet që sollëm ne kanë mundësuar që shumë familje të aplikojnë për herë të parë për ndihmë ekonomike, që më parë ishin përjashtuar”, tha Rama, i cili shtoi se me skemën e re përfitojnë asistencë nga shteti 10063 familje të varfra të cilat kanë qenë të përjashtuara padrejtësisht për vite me radhë.

“PD nuk është kundër reformimit, por duhen rritur fondet dhe të mirëpërdoren ato. PD nuk është kundër heqjes nga skema të abuzuesve. Qeveria ka përgjegjësi të pastrojë skemën nga abuzuesit. Nëse do ishim një vend që rrit të ardhurat do ishte normale që ulet numri i familjeve në nevojë, por te ne është rritur varfëria”, tha Spaho.

Një tjetër çështje e rëndësishme që pritet të shkaktojë debate të forta është edhe skandali i lobimeve nga PD, pasi Report Tv mësoi se kryeministri Rama ka porositur të gjithë deputetët e tij të fokusohen vetëm te kjo çështje.

Priten diskutime dhe debate të forta, ku nga njëra anë është opozita, e cila do të kërkojë llogari nga mazhoranca për përjashtimin e mbi 20 mijë familjeve nga ndihma ekonomike dhe nga ana tjetër është qeveria, e cila do të ndalet te lobimi i PD në SHBA, ku të përfshirë janë dhe rusët.

​Zhvillimet në seancë orë pas ore

Ora:11:20 Kryemadhi lexon letrën e qytetarit:Deputetë, reflektoni vetëm një çast!
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka lexuar letrën e një qytetari, që ja kishte dërguar mëngjesin e sotëm në hyrje të Parlamentit dhe që në të flitej për ndihmën ekonomike. Teksa lexoi fraza të letrës, ku tregoheshin vuajtjet e familjes së personit që kishte shkruar letrën, Kryemadhi iu bëri thirrje të gjithë deputetëve të reflektojnë për një çast, në mënyrë që t’iu sjellin sadopak buzëqeshje familjeve të varfra.
 
“Nuk impresionohem dhe as më bëhet merak, se fatkeqësisht ne nuk jemi Danimarkë, madje nuk krahasohemi as me vendet e rajonit. Të vërtetën duhet t’ua themi shqiptarëve, mjafton kokaina e kapur në Durrës për t’iu thyer shpresën atyre. Sot duke ardhur në Parlament, në hyrje më ndaloi një zotëri, që në pamje të jashtme ishte i lodhur nga veshja dhe nga rrathët e syve. Më dha një letër dhe më tha i kam drejtuar letër kryeministrit, deputetit të zonës. E mora, çudia ishte që kishte të bënte me ndihmën ekonomike. Personin e keni te trau i Parlamentit që mban disa zarfe në dorë për t’ua dërguar deputetëve. 

Unë jam Pavlo, familja ime përbëhet nga pesë persona dhe një vëlla i paaftë, nuk merr asnjë ndihmë ekonomike. Është një letër shumë e gjatë, me dy fëmijë studentë, njëri ka fituar një gjysmë burse dhe nuk e ka marrë akoma. “Varfëria sjell sherre në shtëpi, zënka mes familjeve dhe kjo sjell divorce. Detyrohemi të kryejmë veprime të paligjshme, si hajdutë, kriminelë”, shkruan qytetari. 
Ju bëj thirrje të gjithëve të reflektojnë, ta harrojnë politikën sadopak dhe t’iu sjellin një buzëqeshje shqiptarëve, sepse po jetojmë një realitet shumë të hidhur. Edhe nëse kemi një drejtues me probleme, duhet të reflektojmë”,
tha Kryemadhi. 

Ora 11:00 Basha-Ramës: Refuzon të përballesh me krimin tënd, flet në ajër
Mocioni me debat nga opozita kërkohej që nga momenti i largimit të 30 mijë familjeve në nevojë nga ndihma ekonomike, por u shty. Rama iu ka hequr bukën e fëmijëve 30 mijë familjeve në varfëri ekstreme. Nuk ka shqiptarë që të mos e kuptojë që papunësia nuk mund të zgjidhet kurrë duke pritur që kryetari i opozitës të dalë në fotografi me ta, as duke u kacafytur me opozitën, të vetmen gjë që Rama di të bëjë. Ai e zhyt vendin në varfëri, di vetëm t’ua hedhë fajin të tjerëve.

Vendi ndodhet në një krizë të thellë ekonomike, sociale, morale. Skema e pikëzimit do iu tregonte qartë shqiptarëve kriteret për të përfituar ndihmën ekonomike. Rama mban sekret këtë skemë, duke çuar në këtë masakër të vërtetë sociale. Unë kam parë nga afër atë që Rama refuzon ta bëjë. Ti refuzon të përballesh me krimin tënd, të shkosh e të shohësh se si ushqehen në mëngjes me lakra turshi. Ke humbu çdo kontakt me popullin tënd, që e përbuz, e urren dhe e godet.


Ora 10:30 Rama: E vërteta e përjashtimit të 20 mijë familjeve nga asistenca
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar nga foltorja e Kuvendit përjashtimin e rreth 20 mijë familjeve nga skema e ndihmës ekonomike. Gjatë interpelancës së kërkuar nga opozita, kreu i qeverisë tha se skema e vjetër e ndihmës ekonomike ndahej për të afërmit e partive politike e deri te anëtarë e këshillave bashkiake. 

Skema e re, tha Rama ka bërë që 10063 familje të bëhen pjesë e skemës, të cilat nuk trajtoheshin me ndihmë ekonomike padrejtësisht. "Nga këta 20 382 të përjashtuar janë posedues automjetesh, kanë ardhura nga paga, përfitime nga pensioni, të cilat nuk i kanë deklaruar por këto janë parakushte për të mos marrë ndihmë ekonomike.

Fusnin duart në arkën e ndihmës ekonomike. Tani këtu u bë disa kohë që flitet në hava për 20 mijë familje të larguara nga skema, por nuk thuhet asgjëkundi që këto ndryshime që ne sollëm përmes zbatimit të reformës kanë mundësuar që 18 mijë e 837 mijë familje të aplikojnë për herë të parë për ndihmë ekonomike pasi ishin të përjashtuar. 

Janë 10063 familje që kanë përfituar për herë të parë ndihmë ekonomike, të cilat deri dje përjashtoheshin për shkak të shtigjeve të mbyllura të skemës së vjetër e cila ishte në duart e partive, kryetarëve të komunave e bashkive, këshillave, i jepnin ndihmë ekonomike vetvetes. Nuk thuhet po ashtu se me skemën e re hiqet masa e pjesshme e ndihmës ekonomike"
, tha Rama.  

Kjo reformë tha Rama është vlerësuar edhe nga Banka Botërore. "Reforma është e vonuar më shumë se çerekshekulli. Qeveria e kaluar vendosi një formulë pikëzimi sipas vendimit të dhjetorit 2012. U pilotua skema në tre rajone Tiranë, Durrës, Elbasan. Si me të gjitha reformat e asaj kohe, qeveria e asaj kohe parapëlqeu rrugën qorre dhe korrupsionin kapilar. Sot këta që krijojnë llogari për skemën jepnin ndihmë ekonomike për të gjithë këshillin bashkiak të Kukësit.

kuvendi

kuvendi

Ora 15:30 Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha se skema e re e ndihmës ekonomike do të sjellë një menaxhim dhe kontroll më të mirë të fondit.

Në çdo dy mujor shifrat kanë ndryshime dhe kjo është fakt”, u shpreh ajo.

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka lëshuar akuza ndaj qeverisë për skemën e re të ndihmës ekonomike.

Skema që keni ndërtuar ka 30.000 vetë që janë hequr dhe kanë ngelur pa bukë, këto skema janë abuzive dhe kriminale abuzive janë kriminale’, ka thënë ai.

Petrit Vasili, ka shprehur edhe ai akuzat e tij kundrejt qeverisë në lidhje me skemën e re të ndihmës sociale. Ai ka thënë se qeveria nuk është se nuk ka marrë hapa, pasi sipas tij, qeveria ka marrë një hap të madh për të përkeqësuar situatën.

"Në diskutimin e sotëm të gjithë e prisnim një sjellje të tillë përpara problemit të asistencës sociale. Qeveria ka marrë një hap të madh: Ka kaluar nga varfëria në mjerim. Në vend që t’i japë përgjigje kësaj çështje madhore, shpërdoron para me të cilat mund të trajtohen njerëzit për mbijetesë biologjike. Këto para nuk nxjerrin dot as ushqimin minimal bazik. Dëgjuam me neveri se pas 25 kemi një ngjarje epokale që po ndodh sot dhe po e bëjnë këta. Projekti i modernizimit ka filluar në 2012 dhe përfundonte në 2018. Po këto vite, ku ka qenë qeveria? Ky është një turp i padëgjuar që nuk ka çon asgjëkundi."

Redaksia Online
d.c-l.q./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja