Asistenca dhe lobimi,pritet betejë
e ashpër PD-PS të enjten në Kuvend

Asistenca dhe lobimi,pritet betejë<br />e ashpër PD-PS të enjten në Kuvend<br>
Seanca plenare e kësaj të enjteje pritet të jetë një seancë maratonë, ku mazhoranca dhe opozita do të zhvillojnë një betejë të ashpër. Dy çështjet kryesore që do të përplasin palët janë ndihma ekonomike dhe lobimi.

Do të jenë mbi tetë orë diskutime dhe debate të forta, ku nga njëra anë është opozita, e cila do të kërkojë llogari nga mazhoranca për përjashtimin e mbi 20 mijë familjeve nga ndihma ekonomike. Nga ana tjetër është qeveria, e cila do të ndalet te lobimi i PD në SHBA, ku të përfshirë janë dhe rusët.

Report Tv mësoi se në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PS dhe qeverisë, kryeministri Edi Rama ka porositur të gjithë deputetët dhe ministrat të fokusohen pikërisht te kontratat lobuese. Socialistët pritet t’i drejtojnë një sërë pyetjesh kreut demokrat, Lulzim Basha, se ku i gjeti paratë për lobim, si dhe çfarë iu ka premtuar rusëve për t’i nënshkruar ato.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja