Asnjë bisedë e përgjuar për
Shullazin në dosjen e akuzës

Asnjë bisedë e përgjuar për<br />Shullazin në dosjen e akuzës
Në përgjimet e kryera nga prokuroria dhe policia, nuk ka asnjë bisedë të zhvilluar nga Emiljano Shullazi.
 
Ky i fundit rezulton të mos jetë interceptuar në asnjë rast, veç shokut të tij Gilmando Danit dhe djalit të xhaxhait të tij Blerim Shullazi. Ka dyshime se në shumë raste, Shullazi ka bashkëbiseduar me anëtarët e grupit të tij, duke përdorur telefonat e tyre.
 
Shullazi nuk është arritur të përgjohet dhe nga Shërbimi Informativ Shtetëror, kjo për shkak të kujdesit që ai ka treguar gjatë kësaj kohe.
 
Ndërsa për sa i përket kërcënimit dhe ish-rektorit të Universitetit të Tiranës Dhori Kule dhe rektorit të sapozgjedhur Mynyr Koni, nuk ka asnjë provë që e implikon Shullazin në këto kërcënime.
 
Kjo pasi dhe disa pamje filmike të administruara në dosje, tregojnë vetëm disa makina që kanë qëndruar dhe që mendohet se personat brenda tyre kanë biseduar me ish-rektorin Dhori Kule. Por edhe ky i fundit në këto pamje filmike nuk duket i qartë.
 
Nga ana tjetër në deklarimet që Koni dhe Kule kanë dhënë në polici si persona që kanë dijeni për ngjarjen, ata kanë pranuar se kanë biseduar me persona të paidentifikuar dhe të panjohur me ta, duke kërkuar heqjen dorë nga gara të ish-dekanit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës Mynyr Koni. 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 14 vjeçarit, Flutura Açka: U harrua thelbi i familjes po endet drejt spektaklit! Urgjente hapja e shkollës së riedukimit

Vrasja e 14 vjeçarit, Flutura Açka: U harrua thelbi i familjes po endet drejt spektaklit! Urgjente hapja e shkollës së riedukimit