'Ushtari' i Çopjave Altin Ndoci nuk është arratisur vet nga Spitali i Durrësit, aty ku u shoqërua nga Policia e Burgjeve për të kryerë një vizitë mjekësore tek mjeku kirurg më 13 janar, për ish-drejtuesin e Lartë të Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi.

I ftuar në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv, ai tha se Ndoci është lënë i lirë nga policia, me një plan që ishte i organizuar. Prençi vuri theksin tek përgjegjësia e institucioneve duke nisur nga Drejtoria e Burgjeve që sipas tij nuk kishte lajmëruar për shoqërimin e tij në spital.

Prençi shtoi se në të gjithë procesin nuk është zbatuar asnjë pikë e procedurës standarde për shoqërimin e të burgosurve.

‘Kjo historia që policia i kap dhe i lë të lirë administrata e burgjeve është histori më vete, por rastet janë të shumta. Kemi të bëjmë më një degradim të sistemit të burgjeve në Shqipëri. Nuk kemi të bëjmë më një arratisje, ai nuk ka thyer burgun, ai është lënë i lirë. Përgjegjësia është e një zinxhiri të tërë, sepse sipas protokollit secili ka detyrë për shoqërimin e një të burgosuri.

Një i paraburgosur nuk mund të zbres nga furgoni ashtu. Drejtoria e Burgjeve nuk kanë njoftuar as Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe nuk është dhënë as leja për të shkuar i burgosuri në spital për të bërë vizitë. Në të gjithë këtë unë nuk gjejë që të jetë zbatuar asnjë pikë e procedurës standarde për shoqërimin e të burgosurve, unë e konsiderojë që e kanë lëshuar me vullnet të lirë’, tha ai.

Për avokatin Leonard Karaj, Altin Ndoci është person me rrezikshmëri të lartë dhe nuk duhej që të vuante paraburgimin në burgun e Durrësit, pasi nuk është burg i sigurisë së lartë.

‘Unë them se duhet të shkoj përtej arratisjes. Pse ndodhej ai në burgun e Durrësit pse nuk ishte tek 313 ai? Burgu i Durrësit nuk është burg i sigurisë së lartë, nëse ai rrezikon burgim të përjetshëm me ato akuza që ka, si gjykata apo SPAK ka dhënë urdhrin që ai të vuajë paraburgimin në Durrës. Në përgjimet e SPAK thuhej se këtë person e donin që ta nxirrnin jashtë sepse i duhej jashtë. Nëse burgu i Durrësit është i sigurt pse i hoqën disa të burgosur nga aty dhe i çuan në burgje të tjera’, tha ai.

Avokati Besar Logu ngriti shqetësimin e pagave të ulëta që kanë punonjësit e policisë së burgjeve, gjë e cila sipas tij sjell që këta punonjës të jenë lehtësisht më të korruptueshëm nga të burgosurit.

‘Çfarë pagash ka policia e burgjeve? 800 mijë lekë pagë kanë maksimumi, duke parë me këto standarde jetese që është këtu. Ai akuzohej për 4 vrasje, por çfarë sistemi ke ndërtuar dhe çfarë garancie jep ti si shtet që ai i burgosuri që ka punuar për grupe të strukturave kriminale mos të arratiset. Prandaj thash me ato paga është lehtësisht i korruptueshëm një policë’, tha ai.

Analisti Mentor Kikia, tha se prokuroria e ka konsideruar Ndocin si një person me rrezikshmëri të lartë dhe duhej që të shoqërohej me kushte të larta sigurie në spital.

Kikia theksoi se një person i tillë nuk mund të largohej nga spitali pa ndihmë të brendshme nga policia.

‘Kjo është shëtitje, nuk është arratisje. Ai ishte një njeri i rrezikshëm sipas prokurorisë dhe kushtet e sigurisë në të cilat është shoqëruar dëshmojnë ose një paaftësi ose një bashkëpunim. Unë them se ka qenë bashkëpunimi për të nxjerr një njeri të tillë dhe që ai të futet në veprim’, tha ai.