GREQI- Mediat greke i kanë bërë jehonë deklaratës së kryeministrit Rama gjatë konferencës së mbajtur ditën e djeshme, ku tha se në gjakun e tij nuk kishte asnjë qelizë greke.
'Protothema' shkruan se gjatë konferencës për mediat Rama iu përgjigj një "pyetje" të një gazetari shqiptar në lidhje me një deklaratë të Ministrit të Jashtëm Grek, Nikos Dendia se ai vjen nga i njëjti fshat si nëna e tij, Anita. Koleka, nga vargmalet e Himarës.
Rama gjatë fjalë së tij ka komentuar edhe ndryshimet e qeverisë në Greqi, por edhe për vendimin për negociatat në Tetor. Kryeministri Edi Rama i ka përcjellë edhe një mesazh të prerë dhe të qartë Greqisë, teksa ka thënë se ortodoksët shqiptarë janë shqiptarë dhe grekët ortodoksë janë grekë.
"E para e punës, kam në dejet e mia një miks dhe nuk do të isha aspak i mërzitur nëse do të kisha edhe një pjesë të gjakut grek, por nuk kam asnjë qelizë, se kam pasur këtë, ndërkohë që kam ca rrjedha të tjera, ashtu sikur kam edhe rrjedha të brendshme nga Shkodra, në Mirditë në Berat, Vuno në Vlorë. Ortodoksët shqiptarë janë shqiptarë dhe grekët ortodoksë janë grekë. Gjithmonë qëllimi ka qenë marrëdhënia më të mira të mundshme.
Kemi bërë diskutime, negociata që janë cështje të së shkuarës. Me qeverinë e re duam të kemi vazhdim të dialogut për cështjet, miqësi, mirëkuptim, respekt. Është me rëndësi të itensifikojnë edhe për të vendosur pikat mbi 'i' për disa aspekte lidhur me të drejtat e minoritit grek në Shqipëri. Minoriteti është i shikuar si pjesë integrale e padyshim e bashkëjetesës sonë dhe pasuri. Përsa i përket negociatave. Vendimmarrja e Tetorit nuk ka lidhje me Shqipërinë, por dinamikat e brendshme në BE, është politik, nuk ka lidhje me vlerësim teknik objektiv. Gjithcka mund të ndodhë në Tetor nuk përjashtoj asnjë version" tha ai.
E gjithë kjo frazë e kryeministrit Rama është shpërndarë me shpejtësi në mediat greke.

/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51%
-
Jo
45.7%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5492
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestimi i Veliajt/ Bala: ILD të sqarojë si u bë noteri-prokuror! Elezi: Kush i kundërvihet SPAK, nuk bëhet mazhorancë!
18 Shkurt, 18:17
-
'SPAK do përfundojë në koshin e plehrave', Rama ironizon sërish Berishën me bufin e kënetës: Kuak kuak kuak (VIDEO)
18 Shkurt, 12:53
-
Politikat e Arsimit të Lartë 2030, Rama prezanton dokumentin: Thyejmë murin ndarës me BE-në! Kemi 5-fishuar financimin e kërkimit shkencor! Janë rihapur Doktoraturat
18 Shkurt, 12:27
-
Rama: E vetmja garanci e SPAK jam unë e PS, SHBA u tërhoq! Bufi i kënetës thotë do e shkrijë, Noc Rrokun! Arrestimi i Erion Veliajt ishte i panevojshëm
18 Shkurt, 08:35
-
Greqia ndërton portin e evakuimit nga tërmetet në Santorini
18 Shkurt, 08:32
-
Arrestimi i Veliajt/ Muça: Rama po kërkon standarde! Pse heshtin institucionet e drejtësisë kur Berisha thotë do shkrij SPAK?
17 Shkurt, 22:35
-
Dizanji i ri i ‘NEWBORN’, Rama: Ua heq me kënaqësi kapelen autorëve të këtyre gërmave monumentale
17 Shkurt, 16:13
-
Berisha tha se Rama fshiu fotot, Alex Soros tjetër postim me kryeministrin shqiptar! Të qeshur dhe krah për krah
17 Shkurt, 15:47
-
17-vjetori i pavarësisë së Kosovës e gjen Thaçin në Hagë, Rama e Grenell në një zë: Europianët e institucionet e Prishtinës dështuan t'i japin fund padrejtësisë së madhe
17 Shkurt, 14:54
-
Protestat para SPAK/ Basha ironizon Berishën dhe Ramën: Hiqjani merakun njëri-tjetrit, kurseni energji, bëjini bashkë
17 Shkurt, 13:38
-
‘Do ta shkrij SPAK-un’ Rama poston videon e Bufit të kënetës me zërin e Berishës: Noc Rrokun do bëjë
17 Shkurt, 13:11
-
'Do të shkrij SPAK?' Rama mesazh Berishës: Noc Rrokun! Apel shqiptarëve: Mos i jepni votën! 2 ministrat e mi të dënuar, pasqyrë e vullnetit të hekurt politik për të mos penguar drejtësinë
17 Shkurt, 11:20
E ka mirë sepse “grekët” nuk janë popull por shumë popuj. Janë të përzier.. ndërsa shqiptari ka rracë të tij, një gen, një popull!
PërgjigjuPo kemi gjak turku rrace e paster ke te drejt
Te lumt ...!!!