Assad mohon deklaratën e Kerry:
Populli sirian vendos për të ardhmen

SIRI - Deklarata e Sekretarit të Departamentit Amerikan të Shtetit, John Kerry se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të negociojnë me presidentin sirian, Bashar al-Asad për një tranzicion politik në Siri, ka krijuar një konfuzion të madh midis palëve.
 
Ishte vetë presidenti i Sirisë, Bashar al Assad ai që mohoi deklaratën e Kerrit, duke u shprehur se është vetë populli sirian ai që do të vendosë për këtë. Në një intervistë dhënë për mediat vendase, presidenti Asad theksoi: "Po dëgjojmë deklaratat, do të presim veprimet dhe më pas do të vendosim". Më tej ai ka theksuar se çdo ndryshim në frontin ndërkombëtar është i mirëpritur sa kohë këto ndryshime bëhen në mënyrë të ndershme dhe të koordinuara me praktikën në terren.
 
Pavarësisht deklaratës së moderuar, Asad nuk la të kuptohet se mund të lërë pushtetin. Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Jen Psaki, tha se SHBA-të nuk do të zhvillojnë kurrë negociata direkte me liderin e Sirisë, Bashar al-Assad, për zgjidhjen e konfliktit në Siri.
 
Ajo deklaroi se Uashingtoni mund të zhvillojë negociata me përfaqësuesit e qeverisë së Assadit, por pa praninë e tij. Reagimi tjetër që shton edhe më shumë konfuzionin në këtë situatë, vjen nga Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius, i cili tha se SHBA nuk do të ndryshojë kurs politika me Sirinë dhe se për këtë e ka siguruar vetë Kerry gjatë një bisede telefonike.

Gjatë intervistës për mediat amerikane, Kerri tha se në fund të fundit Shtetet e Bashkuara duhet të negociojnë me Assadin. Konflikti në Siri ka hyrë në vitin e pestë dhe deri tani ka shkaktuar më shumë se 215 mijë viktima.
 
Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vendosi eksploziv  në një hotel në Theth, 39-vjeçari: Urdhrin e mora nga burgu

Vendosi eksploziv në një hotel në Theth, 39-vjeçari: Urdhrin e mora nga burgu