Associated Press: Peshkopi i ri serb me qëndrim më të butë ndaj pavarësisë së Kosovës

Associated Press: Peshkopi i ri serb me qëndrim më të butë ndaj pavarësisë së Kosovës

Kreu i ri i Kishës ortodokse serbe, Porfirije, i kurorëzuar të premten në Beograd, është cilësuar si një prift me qëndrim të më të butë ndaj pavarësisë së Kosovës sesa pararendësi i tij, Irinej i cili vdiq si pasojë e infektimit me COVID-19.  

Porfirije, 59-vjeçar, “besohet se ka një qëndrim më të butë ndaj pavarësisë së Kosovës sesa pararendësi i tij dhe pjesa tjetër e klerit të lartë të kishës serbe”, shkruan agjencia e lajmeve Associated Press.

Sipas AP-së, patriarku i ri i kishës serbe, Porfirije, njihet si njeri i afërt me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

“Ardhja e një aleati në krye të kishës do të jetë me rëndësi për Vuçiç nëse ai përpiqet të negociojë me shumicën shqiptare të Kosovës vendosjen e marrëdhënieve në të ardhmen mes Serbisë dhe Kosovës. Përkrahja nga Kisha serbe, e cila në Kosovë e ka të vendosur selinë historike, konsiderohet të jetë kyçe për çfarëdo marrëveshje”, shkruan AP.

Kisha serbe vazhdimisht e ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, ndërkohë që AP përkujton se ajo luajti rol kyç edhe në zgjedhjet e Malit të Zi, ku partitë pro-serbe mposhtën pushtetin pro-perëndimor të Milo Gjykanoviç, verën e kaluar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla