Pas shiut të meteorëve në Rusi që ka provokuar shpërthime të fuqishme në lartësi të ulët në atmosferë sot mbrëmjen e sotme ndodhi një tjetër fenomen atmosferik. Rreth orën 20:25 sipas orës lokale në Shqipëri, asteroidi i koduar DA14 me diametër rreth 45 metra iua afrua Tokës në një distancë prej 27.600 kilometra kur kaloi mbi Oqeanin Indian. Ky ishte asteroidi që ka kaluar më afër Tokës në gjithë histornë e Planetit Tokë. Shkencëtarët e NASA-s theksojnë se astereoidi i cili fluturoi mbi Oqeanin Indian nuk ka ngjasa të prekë planetin tokësor. Kjo do të jetë distanca më e afërt që një astereoid i është afruar Tokës.
Televizioni A1 REPORT! paraqitit LIVE momentin kur trupi qiellor fluturoi mbi Oqeanin Indian. Pamjet u siguruan nga Agjencia e Hapësirës Amerikane NASA e cila ndoqi direkt nga Australia nga ku u pa fluturimi i trupit qiellor. Asteroidi i tanishëm me madhësi rreth 45 metra është po i ngjashëm si meteoriti që ndezi qiellin e Tunguskas në Siberinë qëndrore, i cili ra në Tokë më 30 qershor 1908, ku u shkatërruan 60 milionë pemë në një sipërfaqe 2.150 km 2 .
Astronomët do të kenë mundësinë për të llogaritur me saktësi orbitën e tij të lëvizjes e cila nuk mund të shikohet me sy të lirë. Sipas përllogaritjeve të shkencëtarëve të hapësirës asteroidi kaloi nën nivelin e orbitës përreth së cilës rrotullohen satelitët artificialë të hedhur nga njeriu për të parashikuar motin në tokë.
Astereoidi u zbulua nga shkurtin e kalaur nga Observatori La Sagra në Spanjë.
(lç/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com