Ata që japin apartamente me qira në Booking nëse nuk deklarojnë NIPT-in do paguajnë 20% TVSH mbi komisionin, ekspertja: Të formalizohen që mos të rrisin çmimet

Të gjithë bizneset që japin prona me qira në Booking nëse nuk kanë deklaruar NIPT-in dhe të regjistroheshin si subjekte të TVSH-së do tu mbahet TVSH 20% mbi komisionin që Booking ju mban për dhomat, apartamentet apo vilat që lëshojnë me qira.

Ekspertja e Ekonomisë, Romina Radonshiqi tha për Report Tv se këto struktura akomoduese janë toleruar me qëllim nga qeveria për të mbështetur sektorin e turizmit, por tani ka ardhur koha që të formalizohen dhe të paguajnë tatime si të gjithë hotelet.

Problematikë që është ngritur edhe në BE disa vite më parë, por jo se qeveria shqiptare nuk e dinte që ekzistojnë këto apartamente që nuk paguajnë, por u la me shkak, referuar edhe kryeministrit. Në një komunikatë për shtyp ka thënë që i kemi dhënë mundësi sektorit të turizmit që të zhvillohen, por ka ardhur një moment, që kanë më shumë se 10 vite struktura akomoduese janë diku 28 mijë struktura dhe ka ardhur momenti që të formalizohen. Së pari për to, për turistët, për qeverinë”, tha ajo.

Në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, ekspertja e ekonomisë thotë se nëse këto struktura akomoduese formalziohen do kenë detyrim pagimin e TVSH 6%.

“Kemi ankesa nga hotelet që janë formalizuar, nëse nuk formalizohen krijojmë një mosbarazi në treg. Disa paguajnë tatimet, disa jo. I vetmi detyrim që kanë në momentin që pajisen me NIPT, është detyrimi 6% si të gjithë strukturat akomoduese. Do tatohen 15% nëse nuk formalizohen tatim mbi të ardhurat”, u shpreh ekspertja.

Nëse nuk formalizohen, ekspertja thotë se përveç TVSH 20% mbi komisionin që Booking mban, strukturat akomoduese do duhet të paguajnë edhe 15% tatim mbi të ardhurat. Prandaj ajo u bën thirrje apartamenteve që operojnë në booking që të formalizohen me qëllim që të mos rrisin çmimet për qytetarët.

Nëse formalizohen rritja do jetë mimimale, nëse nuk formalizohen, përveç 20% nga komisioni booking, do ketë edhe një 15% tatim mbi të ardhurat. Indici që ka një biznes do ishte mirë të formlizohej se s’do rrisë edhe çmimin. Në momentin që rrit çmimin ulet konkurrueshmëria, është më mirë të formalizohen.

Pak ditë më parë, Boooking njoftoi përmes një email-i të gjitha subjektet që përdorin këtë platformë që duhej të regjistroheshin deri më 31 tetor dhe të vendosnin në dispozicion të Booking NIPT-in e tyre, si dhe të regjistroheshin si subjekte të TVSH-së. Në të kundërt, bizneseve që nuk kanë bërë deklarimin, prej ditës së sotme do t’iu nisë mbajtja 20% TVSH, mbi komisionin që ata paguajnë për pronën që japin me qira.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë