Francezët e PSG janë skuadra e parë gjysmëfinaliste e Champions League. PSG mposhti me përmbysje Atalantën 2-1 në ndeshjen e parë çerekfinale të zhvilluar në Lisbonë.
Italianët morën avantazhin me Pasalic në pjesën e parë por pësuan një përmbysje të tmerrshme në fundin e takimit në vetëm 3 minuta.
Marquinhos barazoi në minutën e 90-të ndërsa Choupo-Moting shënoi golin e fitores në minutën e 93-të. Mëkat për Atalantën që ishte shumë pranë një kualifikimi historik. Gjithsesi mes katër më të mirave të Champions kalon PSG që pret tashmë fituesen e duelit Atletico Madrid-Lajpcig./Përgatiti Andi Kapxhiu