Atentat ish-presidentit të Bolivisë, qëllohet me breshëri plumbash ndaj automjetit të tij! Plagoset shoferi (VIDEO)

Ish-presidenti i Bolivisë Evo Morales pretendoi se i kishte shpëtuar një atentati herët në mëngjes të dielën, (27 tetor) kur sulmues të armatosur të paidentifikuar hapën zjarr mbi automjetin e tij.

Morales postoi një video në mediat sociale që dukej se tregonte vrima plumbash në makinën e tij si dhe një shofer të plagosur.

Sipas mediave të huaja, ai pretendoi se katër persona të maskuar të veshur me të zeza dhe me armë dolën nga dy automjete dhe filluan të qëllonin drejt makinës.

Ai pohoi se ngjarja ndodhi teksa ishte duke u nisur për të drejtuar programin e tij të së dielës.

Sulmi i supozuar vjen mes përshkallëzimit të tensioneve politike në Bolivi, ku Morales, i cili udhëhoqi vendin nga 2006 në 2019, ka mbledhur mbështetës pasi u ndalua nga zgjedhjet e ardhshme nga një vendim i gjykatës kushtetuese. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:46
Atentati ndaj ish presidentit të Bolivisë/ Morales: Vepër e qeverisë! Ministria e Brendshme: Dyshohet se po transportonte drogë

1730137689_hhhhhhh.GIF

Evo Morales

Qeveria e Bolivisë ka mohuar akuzat se ka udhëhequr sulmin ndaj ish-presidentit Evo Morales, makina e të cilit u qëllua të dielën (27 tetor 2024), duke pretenduar se kolona e ish-liderit kishte qëlluar ndaj policisë speciale kundër narkotikëve, të cilët po patrullonin.

Më herët, Morales pretendoi se atentati ndaj tij ishte autorësi e qeverisë boliviane.

Në fakt, sipas qeverisë, automjetet e Morales dyshoheshin se po transportonin drogë.

Ministri i Brendshëm Eduardo del Castillo tha gjatë një konference për shtyp se njësia kundër trafikut të drogës – FELCN - po kryente një patrullim rutinë në autostradë, kur kolona e Morales qëlloi mbi policinë dhe plagosi një oficer.

Morales tha në një intervistë në radio të dielën se ai me të vërtetë kishte qëlluar kundër policies, por sipas tij "vetëm" pasi ata hapën zjarr.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë