ATHINE- Roan Brahimi, i njohur dhe si armiku i Ervis Martinajt u ekzekutua mbrëmjen e 9 majit 2024 në një atentat të mirëfilltë mafioz të ndodhur në lagjen Vyronas (Byron) në afërsi të Athinës në Greqi.

32 vjeçari ka qenë në makinë me bashkëshorten e tij, Katerina Beqo dhe djalin e vogël kur dy persona janë afruar me motor pranë makinës dhe kanë qëlluar drejt tij të paktën 3 herë në një vrasje sa të mirëorganzuar aq dhe gjakftohtë. Nga atentati ka mbetur e plagosur 37 vjeçarja ndërsa djali i vogël ka parë gjithçka. 

Brahimi ka gjetur vdekjen në vendngjarje ndërsa gruaja e tij është plagosur lehtë. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 21:30 (Ora lokale) në kryqëzimin e rrugëve Messolonghiou dhe Tsaldari kur çifti kishte shkuar për të marrë djalin nga parku i lojrave.

Mediat greke nuk bëjnë të ditur emrat por burimet bëjnë me dije se ai është Roan Brahimi një emër i njohur për policinë shqiptare i shpallur në kërkim dhe për atentatin e 22 korrikut 2022, ku shpëtoi Ylli Brahimi por u vra Klisman Preçi. Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar, kur u qëlluan me breshëri kallashnikovi.

Mediat greke shkruajne se bëhej fjalë për “larje hesapesh në botën e drogës, ndërsa policia ka marrë dhe dëshminë e gruas së viktimës. 

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur prej gushtit të vitit 2022 dhe autoritetet policore ende nuk kanë dalë me një deklaratë nëse është gjallë apo i vdekur. Ndërkohë Roan Brahimi, i njohur dhe si Sidorel Prendi ka qenë një nga personat, i cili kërkohej për t’u marrë në pyetje për vrasjen e Brilant Martinaj, djali i xhaxhait të Vis Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 korrik 2022.

Ndërsa në dhjetor të 2021 ai u shpall në kërkim nga policia, pasi së bashku me Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozime u futën të armatosur me kallashnikov në një lokal në Zejmen të Lezhës duke shkaktuar terror, Ata kërkonin pronarin e lokalit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 00:27
Atentati në Athinë, Foto e Roan Brahimit i vrarë në makinë

1715294036_vyrwnas1024x576.jpg

Foto: Roan Brahimi i vrare ne makinë, publikuar nga ert.gr

Mediat greke kanë publikuar foton e Roan Brahimit të vrarë në atentatin e mbrëmjes së 9 majit në Athinë.

Një dëshmitar tha se kishte dëgjuar dy të shtëna dhe kishte parë djalin e vogël të mbuluar me gjak  shkruan protothema.

Autorët që qëlluan 32 vjeçarin brenda në makinë ishin afruar me motor. 

 

Ora 23:02
'Djali i vogël thërriste babi im! Babi im!' Dëshmitarja pa atentatin ndaj shqiptarit: Në motor ishin 2 persona

1715288702_1715284800egwe.jpg

“Në motor ishin dy persona’ tregon për median greke një dëshmitare, vajza e vogël e të cilës po luante në parkun e lojrave me djalin e çiftit që iu bë atentat mbrëmjen e sotme.

Duke folur për Newsbomb.gr, një grua që ndodhej pranë skenës së atentatit tregon detaje nga atentatorët.  30 minuta para vrasjes “vajza ime e vogël po luante me djalin e vogël të tij (të viktimës).

Dëgjuam të shtënat dhe vrapova për të parë nëse ishte diçka apo ishte vetëm një lojë. I vogli vraponte dhe thoshte “babi im, babi im” dhe gjyshja tha “është dhëndri im, dhëndri im” Unë lajmërova policinë.

Ora 22:49
Atentati në Athinë/ 32 vjeçari ekzekutohet në sy të gruas, 37 vjeçarja i tregon policisë çfarë pa

 

Newsbomb.gr shkruan se jemi para një vrasje të mirëfilltë për ‘larje hesapesh;’ për drogë, ndërsa fjalët e para të gruas e cila ka mbetur e plagosur në attentat ishte ‘pashë një makinë që vinte…’

Sipas informacioneve të cituara nga kjo media viktima njihej nga autoritetet pasi ishte përfshirë dhe në raste të tjera kriminale ndërsa në Shqipëri ishte i përfshirë në një atentat mafioz.

Sipas burimeve policore, autorët kanë qenë në vëzhgim të viktimës dhe në pritje të momentit kur ai do të ndalonte makinën e tij.

Makina ku ndodhi atentati ishte në pronësi të gruas 37 vjeçare. 

Ora 22:07
Atentati në Athinë, 32 vjeçari shqiptar u ekzekutua në sy të gruas dhe djalit të mitur! Pamjet e para

Detaje të reja nga atentati i ndodhur mbrëmjen e sotme ndaj një çifti shqiptarësh në Athinë.

Sipas informacioneve të cituara nga ERT, çifti kishte shkuar në vendngjarje për të marrë fëmijën e tyre të mitur, i cili po luante në një park. Duket që i vogli ka qenë dhe dëshmitar i atentatit ndaj prindërve të tij.

Sipas të njëjtit raport duke cituar burime policore, autorët kanë vëzhguar lëvizjet 32 vjeçarit. dhe prisnin momentin kur ai do të ndalonte makinën.