Atentat në mes të Athinës! Ekzekutohet me mbi 90 plumba mafiozi 44-vjeçar, momenti kur atentatorët i 'shpartallojnë' makinën me plumba (VIDEO-FOTO-EMRI)

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qendër të Athinë, ku është ekzekutuar me mbi 90 plumba një mafioz 44-vjeçar. Dyshohet se vrasja e Vangjelis Zabunis mund të ketë ndodhur për larje hesapesh.

Pak pas orës 02:00, autorët i janë afruar makinës së 44-vjeçarit, e cila ishte e parkuar përballë karburantit në pronësi të tij, në kryqëzimin e rrugëve Frantzis dhe Ilias Ilios dhe e kanë qëlluar me kallashnikov. Makina e tij u bë shoshë nga të shtënat, raporton Protothema, ndërsa në pamje shihet edhe momenti kur atentatori i hap edhe derën e makinës për t'u siguruar që ka vdekur.

97 gëzhoja janë gjetur në vend ngjarje deri tani. Dyshohet se ekzekutorët kanë përdorur 3 armë të ndryshme, të paktën 2 kallashnikovë (2 u gjetën në makinën e djegur të autorëve) dhe një pistoletë 9mm. Në xhipin e përdorur nga autorët kanë qenë të paktën tre persona, ndërsa në vendin e ekzekutimit policia ka gjetur 81 gëzhoja.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm, policia gjeti makinën e autorëve të cilënn e dogjën në Avenue Athinë për të mbuluar gjurmët dhe u zhdukën. Policia materiale nga kamerat e sigurisë që kanë regjistruar momentin e ekzekutimit, si dhe lëvizjet e autorëve para dhe pas vrasjes, ndërsa ka marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit një taksist, i cili në atë moment ndodhej në pikën e karburantit.

Viktima ishte i njohur për autoritetet, pasi në vitin 2018 kishte qenë shënjestër e një sulmi të armatosur pranë portit të Pireut. Më pas ai ka shpëtuar, pasi i është dhënë ndihmën e parë. Ai akuzohet për vrasjen e disa personave. Po ashtu, ai akuzohej si ekzekutori i bandës së vëllezërve Vlastos, të vrarë njëri një burg dhe tjetri me atentat të ngjashëm me këtë të sotmin. Zabunis tentoi ti bënte atentat gjykatëses që po gjykonte vllezërit Vlastos në 2012 por ngjarja u shmang falë ndërhyrjes së policisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:29
VIDEO/ Momenti kur ekzekutohet mafiozi grek, breshëri plumbash zbrazen drejt makinës së tij, atentatori i hap dhe derën e makinës

 

Kanë dalë pamjet që tregojnë momentin e ekzekutimit të mafiozit grek, Vangjelis Zabunis në qendër të Athinës. Në pamje, duket 44-vjeçari teksa hyn në makinën e parkuar, ndërsa menjëherë më pas afrohet makina e autorëve. Autori del nga makina dhe qëllon dhjetëra herë drejt Zabunis nga dritarja e makinës së tij. I pamëshirshëm, një nga ekzekutuar hap derën e makinës dhe vazhdon të qëllojë sërish, për të qenë më se i sigurt se viktima ka vdekur.

Ora 14:08
Detaje të reja nga ekzekutimi i mafiozit grek në mes të Athinës, çfarë u gjet në automjetin e viktimës

1705237678_zjarr.png

Policia greke ka hapur portbagazhin e BMW-së Vangjelis Zabunis, i cili u ekzekua në Athinë gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës.

Nga grupi hetimor thanë se në automjetin e viktimës u gjet një automatik kallashnikov me dhjetëra fishekë.

Ndërsa në trupin e viktimës u gjet edhe një pistoletë Glock. Vangjelis Zabunis nuk mundi t’i përdorë armët dhe t’i shpëtojë atentatit.

Mbi 80 plumba janë zbrazur ndaj 44-vjeçarit Vangjelis Zabunis nga të paktën 3 persona, në një atentat që tronditi të gjithë opinionin publik grek për nga egërsia e ekzekutimit.

Pak minuta pas krimit, policia gjeti në dalje të Athinës dhe një mjet të braktisur, i cili mendohet të jetë përdorur nga autorët. Brenda tij u gjetën dy automatikë kallashnikovë dhe një pistoletë.

Vangjelis Zabunis ishte një ndër eksponentët më të rëndësishëm të mafies greke. Në vitin 2018, ai i shpëtoi një atentati  vetëm pasi autorit iu bllokua arma.

Zubunis ishte arrestuar disa herë dhe ishte në krye të listës së të dyshuarve për disa sulme ndaj bandave të tjera. Ai merrej me kontrabandë karburantesh, pijesh alkoolike si dhe gjobëvënie.

Policia deklaron se Vagjeli Zubunis u ekzekutua nga vrasës me pagesë, teksa ka rrethuar një pjesë të madhe të kryeqytetit me qëllim identifikimin dhe kapjen e tyre.

Ora 10:45
U ekzekutua gjatë natës, kush ishte Zabunis, mafiozi grek që tentoi ti bënte atentat gjykatëses së çështjes së vëllezërve Vlastos

1705225480_vlas.png

Vangjelis Zampounis

Të tjera detaje dalin në dritë nga ekzektutimi i Zabunis, mafiozit grek që u ekzekutua gjatë natës në Athinë. Vangjelis Zampounis, 44-vjeçari mafioz, ishte një nga emrat më të njohur në skenën e mafias dhe krimit. Ai njihej me pseudonimin Zabunis.

Ai ishte akuzuar si drejtues i një grupi zhvatësish, por edhe për disa vrasje, për të cilat nuk u gjetën prova. Ndaj tij pati një tjetër atentat në vitin 2018 në Pire, por arriti të mbijetonte, pasi i kishte ngecur arma autorëve, por edhe falë ndërhyrjes së policisë, e cila i dha ndihmën e parë.

Po ashtu, ai akuzohej si ekzekutori i bandës së vëllezërve Vlastos, të vrarë njëri një burg dhe tjetri me atentat të ngjashëm me këtë të sotmin. Zabunis tentoi ti bënte atentat gjykatëses që po gjykonte vllezërit Vlastos në 2012 por ngjarja u shmang falë ndërhyrjes së policisë, raporton Protothema

Pak pas orës 02:00, autorët i janë afruar makinës së 44-vjeçarit, e cila ishte e parkuar përballë karburantit në pronësi të tij, në kryqëzimin e rrugëve Frantzis dhe Ilias Ilios dhe e kanë qëlluar me kallashnikov. 44-vjeçari ra i vdekur në tokë, ndërsa makina e tij u bë shoshë nga të shtënat.

Autorët dyshohet se e dinin programin që po ndiqte viktima dhe e qëlluan atë derisa u siguruan se nuk do të kishte asnjë shpresë për të shpëtuar. Sipas informacioneve, në xhipin e përdorur nga autorët kanë qenë të paktën tre persona, ndërsa në vendin e ekzekutimit policia ka gjetur 81 gëzhoja.

S.S/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur