TIRANE-Një bizesmeni i është bërë atentat paraditen e sotme pranë stadiumit 'Selman Stërmasi" në Tiranë. 

Viktima është shtetasi Tefik Hyka, 56 vjeç, ish-pronar i fabrikës së tullave në Vorë. Biznesmeni është qelluar me plumb në kokë. Fillimisht policia e raportoi te vdekur ne vend, por me pas u njoftua se Tefik Hyka eshte ne gjendje te rende ne spital. Ne momentet qe mberriti ne spital ishte i vetedijshem, me pas pesoi hemoragji duke renduar situaten shendetesore.

Autorët kanë qenë më shumë se një, ndersa ndaj viktimës është qëlluar me pistoletë me silenciator. 

Pasi kanë kryer krimin, autorët janë larguar me një motorr në rrugicat e lagjes. Një prej tyre ka rënë në prangat e policisë, ndërsa 20 të tjerë janë shoqëruar.

Shqiptarja.com e Report Tv sigurojnë videon nga vendgjarja, vetëm pak minuta pasi ndodhi ekzekutimi, ndersa nderton dinamiken e ngjarjes dhe historine e krimit qe fshihet pas emrit te biznesmenit.

tefik hyka
(Biznesmeni Tefik Hyka, ndaj të cilit u bë atentati paraditen e sotme)



Dinamika e ngjarjes
Rreth orës 10:40 minuta në në Polici është marrë një telefonatë ku lajmërohej të shtëna me armë pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’, Tirana e Re.
Policia pasi mbërriti në vendngjarje identifikon te plagosurin si Tefik Hyka.  

Nga të dhënat paraprake mësohet se Tefik Hyka është qëlluar pak pasi ka pirë një kafe në një bar aty pranë stadiumit. Pasi është çuar nga kafeneja duke ecur në drejtim të makinës, dy persona që kishin ruajtur lëvizjet e biznesmenit, i kanë zënë pritë dhe e kanë qëlluar me pistoletë me silenciator.  Hyka eshte derguar ne gjendje te rende te rende ne spital, ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi me motorr nepermjet rrugicave dytesore.

[gallery]22842[/gallery]

Biznesmeni në konflikt me vëllain për pronën
Tefik Hyka vec problemeve ku emri i tij është përfshirë në vitin 1995 në vrasjen e Dritan Avdylit, rezulton se ka patur e përplasje gjyqësore me të vëllain e tij për një truall 350 m2 në Tiranë. 

Konflikti midis dy vëllezërve ka përfunduar në gjykatë, aty ku gjykata i ka njohur të drejtën e pronësisë të vëllait të 56 vjecarit Tefik Hyka.

Ora 14:10 VIDEO/Tavolina ku biznesmeni piu kafen para se t’i bëhej atentati
Biznesmeni Tefik Hyka, i cili u qëllua me plumba në kokë paraditen e sotme pranë stadiumit “Selman Stërmasi" pak para ngjarjes ka qenë duke pirë kafe në një lokal aty afër.

Ora 12:45 Fjalet qe tha Tefik Hyka sa mberriti ne spital
"Donin te me vrisnin!" Me keto fjale u eshte drejtuar mjekeve te Traumes, Tefik Hyka. Pasi ka shqiptuar emrin, ditelindjen dhe ku banon, ka nisur hemoragjia dhe ai ka humbur vetedijen. Pas kesaj Hyka ka rene ne vdekje klinike. Mjeket kane bere habi sesi Hyka ka qene i vetedijshem pas dyshimit se me shume se nje plumb i ka prekur trurin. "E pyetem per gjeneralitetet. I tha nje per nje, emrin, mbiemrin, atesine, ku banon, por disa here perseriti shprehjen, 'me qelluan, donin te me vrisnin'", tha per Shqiptarja.com nje nga mjeket e e Traumes.


Ora 12:30 Hyka peson hemoragji, bie ne vdekje klinike
Tefik Hyka ka pesuar hemoragjie te brendshme. Mjeket thone se po presin ekzaminimet dhe me pas te nderhyjne ne rruge kirurgjikale. Aktualisht ai ka rene ne vdekje klinike.



Ora 11:50 Ne momentin qe u qelluat Hyka ne shoqerine e shoferit
Në momentin e ngjarjes, sipas dëshmitarëve, Hyka ndodhej në një lokal në shoqërinë e shoferit.

Ora 11:45 Lokalizohet autori i dyte
Policia pas kapjes se autorit te pare, ka lokalizuar dhe autorin e dyte dhe pritet kapja e tij se shpejti. Nderkaq autori i pare nuk ka pranuar te flase per Policine.


Ora 11:30 Tefik Hyka ne gjendje te rende tek Trauma
Tefik Hyka eshte derguar ne gjendje te rende ne spitalin e Traumes ku po i nenshtrohet nje operacioni kirurgjikal. Nga te dhenat paraprake mesohet se Hyka ka me shume se nje plumb ne koke dhe gjendja shendetesore paraqitet teper e rende.

Ora 11:00 Arrestohet një prej autorëve
Por arratia e njërit prej tyre nuk ka zgjatur shumë. Në rrugicat e Komunës së Parisit, një prej personave teksa tentonte të largohej me shpejtësi është kapur nga efektivët e policisë. Ndërkaq, policia është vënë në ndjekje të personit të dytë.

Ora 10:50 Tefik Hyka i përfshirë në vrasjen e të Fortit të Shijakut
Por ndërsa vetëm pak minuta janë shënuar nga krimi, hetuesit kanë një pistë hetimi. Sipas tyre, ngjarja e sotme ka lidhje me nje ekzekutim te para 22 viteve me pare.

Ne vitin 1995 Tefik Hyka u perfshi ne vrasjen e te fortit te Shijakut Dritan Avdyly. Njeriu i Hykes nje person nga ‘4 Rruget e Shijakut’ futi ne kurth Dritan Avdylin i cili u vra nga vrasesi me pagese Durim Kusi. Kjo ngjatje do te pasohej nga nje seri vrasjes. Njeriu qe coi ne prite Dritan Avdylin do te eleminohej ne mes te Shijakut nga djali xhaxhait te Dritan Avdylit. Ndersa disa vite me pas Durim Kusi do te eleminohej ne Tirane nga djali tjeter i xhaxhait te Dritan Avdylit.

Ora 10: 45 Kamerat ne vendgjarje
Kamerat e bizneseve do të zbulojnë autorët. Plagosja e Tefik Hykës ka ndodhur në një zonë tepër të populluar të Tiranës së Re ku shumë biznese janë të pajisura me kamera sigurie. Policia ka mbledhur kamerat e sigurisë si dhe dëshmitë e personave që ishin të pranishëm në momentin e te shtenave me arme. Pritet që pamjet ne kamerat e sigurisë të zbulojnë identitetin e vërtetë të autorëve.