Atentate e kërcënime, dëshmitë
që ‘fundosën’ Emiljano Shullazin

Kur janë mbushur një vit nga arrestimi i Emiljano Shullazit, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur dosjen në ngarkim të tij, duke e akuzuar për 7 vepra penale të rënda.

Së bashku me Shullazin,prokurorët Elisabeta Imeraj dhe Ened Nakuçi kanë marrë të pandehur dhe dërguar në gjykatë dhe 4 të pandehurit e tjerë të kësaj dosje, shtetasin Gilmando Dani, Endrit Zela, Endrit Qyqja dhe Blerim Shullazi.

Të gjithë këta persona sipas prokurorisë akuzohen për gjobitjen e biznesmenëve Ylvi Beqja,Jani Zakës, venien e tritolit tek garazhi i Zakës në Tiranë, vendosje tritoli në ambjentet e biznesit të Adriatik Kërçuku dhe deri tek kërcënimin e profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule.

Çështja penale në ngarkim të të pandehurve ka filluar me marrjen e informacionit për referimin e figurës së veprës penale nga i cili rezulton e pasqyruar se personat të ndryshëm në baskëpunim me njëri-tjetrin si Emiljano Shullazi, Gilmando Dani etj, veprojnë në bashkëpunim me njëri tjetrin me qëllim kryerjen e veprave të ndryshme kriminale.

Shullazi rol organizativ
Në përfundim të hetimit të disa prej episodeve të hetuara në funskion të procedimit penal me nr 26 të vitit 2016 rezulton sa më poshtë: i pandehuri Emiljano Shullazi është me banim në Tiranë dhe ka vepruar në bashkëpunim me persona të tjerë duke kryer një sërë veprash penale. Ky i pandehur ka arritur të bëjë të mundur formimin e një grupi të strukturuar kriminal, duke siguruar anëtarësinë e grupit,vijimësinë e tij, pasjen e një hierarkie në grup dhe kryerjen e veprave të ndryshme penale në formë të grupit të strukturuar kriminal.

I pandehuri Emiljano Shullazi është personi që ka rolin organizativ dhe personi i cili me veprime aktive ka krijuar grupin e strukturuar. Si anëtarë të grupit të strukturuar kriminal janë të pandehurit Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela, Blerim Shullazi dhe persona të tjerë për të cilët hetimet janë në vazhdimësi. Duke funksionuar si grup i strukturuar kriminal, të pandehurit e mësipërm kanë marrëdhënie të ngushta me njëri-tjetrin, dhe veprojnë në bazë të një plani të paramenduar.Të pandehurit janë të lidhur me njëri-tjetrin në marrëdhënie shoqërore por dhe në marrëdhënie farefisnore. Grupi i strukturuar kriminal i përbërë nga të pandehurit sa më sipër por dhe persona të tjerë ka funskionuar për një periudhë kohore disa vjeçare duke kryer disa vepra penale me qëllim realizimin e përfitimeve materiale dhe jomateriale.

Faktet penale që i atribuohen të pandehurve lidhen me një sërë ngjarjesh të ndodhura dhe që përfshijnë kryerjen e veprave të ndryshme penale,si “Shtrëngim për dhënie pasurie”, “Shkatërrrim prone me eksploziv”, “Kanosje për shkak të detyrës” dhe konkretisht në shtrëngimin për dhënie pasurie që i është bërë shtetasit Jani Zaka në drejtim të përftimit të një pjese të pasurisë ne menyre te padrejte, shtrëngimin për dhënie pasurie që i është bërë shtetasit Ylvi Beqja në drejtim të përftimit të një pjese të pasurisë ne menyre te padrejte, shtrëngimit për dhënie pasurie në dëm të shtetasit Adriatik Kërçuku, si dhe kanosjen e bërë për shkak të detyrës në dëm të shtetasve Mynyr Koni dhe Dhori Kule, si dhe Shkatërrimit të pronës me eksploziv të shtetasit Zaka, shkatërrim prone me eksploziv të shtetasit Adriatik Kërcuku.

Kontrata 30 për qind
Fakti penal që i atribuohet shtetasit Emiljano Shullazi në lidhje me ngjarjen e ndodhur në dëm të shtetasit Ylvi Beqja, konsiston në shtrëngimin për dhënie pasurie që i është bërë shtetasit Ylvi Beqja në drejtim të përftimit të një pjese të pasurisë së quajtur Ish hotel Vollga Durrës si dhe në drejtim të përftimit të shumave monetare prej tij. Nga aktet e administruara rezulton e provuar se shtetasi Ylvi Beqja është njohur dhe më pas ka hyrë në marrëdhënie kontraktuale me të pandehurin Emijano Shullazi.

Gjatë bisedave të bëra mes tyre shtetasi Ylvi Beqja i ka kërkuar ndihmë të pandehurit Emiljano Shullazi me qëllim kryerjen e regjistrimit të pronës së ndodhur në Durrës e quajtur ndryshe Ish hotel Vollga. Në këmbim të kësaj ndihme që i pandehuri do ti jepte do të përftonte 20 përqind të pjesës së pasurisë. Ky vullnet i shprehur në bisedë është bërë dhe me akt-noterial ku nënshkrues janë shtetasi Ylvi Beqja dhe i pandehuri Emiljano Shullazi. Me vonë në kohë pas lidhjes së kësaj marrëdhënieje kontraktuale, i pandehuri Emiljano Shullazi ka ndërruar mendje dhe me kanosje duke përdorur dhunën verbale dhe fizike ka kërkuar që vlera e pasurisë që do i kalonte nuk do ishte më në vlerën e caktuar prej 20 përqind, por do ishte në vlerën prej 30 përqind. Kundrejt përdorimit të armës dhe me kërcënim shtetasi Ylvi Beqja është detyruar të nënshkruaje para noteres Aida Spahiu kontratën e dhurimit në vlerën prej 30 përqind.

Nga ana tjetër, në të gjitha rastet e takimit të shtetasit Ylvi Beqja me të pandehurin Emiljano Shullazi, ky i fundit ka qënë i shoqëruar me disa persona të cilët lëviznin me disa makina. Edhe në momentin e përpilimit të kontratës së dhurimit shtetasi Ylvi Beqja ka parë që Emiljano Shullazi të ketë qënë i shoqëruar me shumë persona të cilët ruanin vendin dhe personat. Ndër personat që kanë shoqëruar të pandehurin Emiljano Shullazi në takimet e tij me shtetasin Ylvi Beqja, ky i fundit ka mundur të identifikojë të pandehurit Gilmando Dani, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.Nga ana tjetër i pandehuri Emiljano Shullazi ka kërkuar nga shtetasi Ylvi Beqja shuma të mëdha parash.

Nuk rezulton që mes shtetasit Emiljano Shullazi dhe Ylvi Beqja të ketë patur marrëdhënie kontraktuale ndaj kërkimi i bërë është i padrejtë. Kërkimi i shumave të parave është bërë duke përdorur dhunën fizike dhe verbale. Në kërkimin e bërë për këto shuma parash ka marrë pjesë dhe shtetasi Gilmando Dani, si dhe persona të tjerë të cilët kanë rolin e tyre në kryerjen e veprimeve.

Transferta e eurove
Në këtë mënyrë, i pandehuri Gilmando Dani ka patur kontakte telefonike me shtetasin Ylvi Beqja ku i ka kërkuar dhënien e sasisë monetare. Sipas deklarimeve të dhëna nga shtetasi Ylvi Beqja ky shtetas pretendon ti ketë dhënë sasi të mëdha monetare shtetasit Emiljano Shullazi dhe bashkëpunëtorëve të tij, si Glimando Dani etj. Ndër personat e përfshirë në këtë veprimtari janë dhe shtetasit Endrit Qyqja dhe Endrit Zela. Këta shtetas kanë qënë të pranishëm në disa momente kur shtetasi Emiljano Shullazi ka bërë kërkimin e padrejtë të sasisë monetare. Këta persona kanë përfituar sasi monetare me cek nga shtetasi Ylvi Beqja nëpërmjet bankës dhe konkretisht tek Tirana Bank rezulton që me datë 05.12.2014 ka tërhequr një sasi monetare prej 25 000 mije euro dhe me datë 15.12.2014 i pandehuri Endrit Zela ka tërhequr një sasi monetare prej 25 000 eurosh, i pandehuri Gilmando Dani me datë 04.12.2014 ka tërhequr një sasi prej 25 000 mijë eurosh, dhe ka tërhequr me datë 15.12.2014 sasinë monetare prej 40 000 dyzet mijë eurosh, i pandehuri Endrit Qyqja me datë 16.12.2014 ka tërhequr sasinë monetare prej 16 000 mijë eurosh.

Nga ana tjetër shtetasi Ylvi Beqja deklaron të ju ketë dorëzuar kundrejt kërcënimit shuma të mëdha parash jo nëpërmjet bankës. Elementet e faktit penal të prezantuar për sa më lart rezultojnë të pasqyruara në aktet përkatëse në të cilat janë dokumentuar kryerja e veprimeve hetimore.

Dëshmia e Mitri Priftit
Per ngjarjen e ndodhur në dëm të shtetasit Jani Zaka,ky i funidit rezultuar që të jetë kërcënuar nga i pandehuri Emiljano Shullazi, që ai të bëjë kalimin e pronësisë të një garazhi në favor të kusheririt të tij, të pandehurit Blerim Shullazi, ku në fillim tek Jani ka shkuar i pandehuri Gilmando Dani, ku ky i fundit i ka thënë të hypi në mjet se të kërkon Emiljano Shullazi dhe ai i është përgjigjur se do vi vetë me taksi. Lidhur me këtë ngjarje janë pyetur disa persona të cilët kanë deklaruar si më poshtë: Mitri Prifti me datë 3 shkurt 2016 ka deklaruar se: “Janin e kam djalë halle, me 2 shkurt 2016 më thotë në telefon se kishte nevojë të takohej me mua, kur u takuam më tha se kishte një problem, se ka blerë një parkim 1000 m2 Fatmir Sinanajt para 4 vjetësh.Me kontratë sipërmarrje 250.000 euro....të cilat i ka paguar me këste sipas kontratës..

Fatmiri kishte dërguar djalin e vogël i cili i ka kërkuar që ti jepte 30.000 euro për parkingun dhe të tjerat t’ja jepte më vonë, pasi djali i Fatmirit pretendonte, se Jani kishte shfrytëzuar momentin e ngushtë ekonomik të babait të tij, kur i kishte blerë garazhin, pasi garazhi kushton 500.000 euro. Ai i ka thënë se garazhin nuk e shes, se me këtë po ha bukë, ai është larguar.Disa ditë më vonë Janin e takon një djalë lagjeje të cilin ai nuk e njeh, i cili i ka thënë se do të takoj pak Emiljano Shullazi, Jani pas këtij takimi ishte shumë i trishtuar dhe i dërgon njoftim shtetasit Fatmir Sinani, ku i thotë më jep lekët e mia dhe unë tërhiqem se nuk dua probleme, por djali i tij Andi i thotë, se tani merru me ata që kanë hyrë në lojë....dhe mundohu tu bindesh se e di ç’farë të gjen...në datë 2 shkurt 2016 rreth orës 11.00 Janin e kanë marrë në telefon dy persona tek NISHRAKU. Pasi i ka takuar personat të cilët nuk i njeh me emra ata i kanë thënë hyp në makinë, se të kërkon Emiljano Shullazi dhe Jani u ka thënë se marr taksi dhe vij vetë, ata i kanë thënë të vish tani për dy minuta, se ai nuk mund të presi ty. Jani vete tek një lokal i kuq prapa qendrës “Glob” dhe atje takon personalisht Emiljano Shullazin, ku ai thotë se nesër nga ora 10 ta kesh telefonin hapur dhe do vij ky djali i xhaxhait tim të kaloj pak atë pronën në emër të tij, pa i lënë mundësi që të flasë Emiljano, i ka thënë të dilte jashtë se kishte mbaruar punë me të.

Dëshmia e Jani Zakës
Jani Zaka me datë 3 shkurt 2016 ka deklaruar se: “Para disa vitesh tek NSHRAKU kam blerë nga shtetasi Fatmir Sianani një parkim nëntoksor 12000 m për një vlerë 300.000 euro, parkingun une e kam marrë me kontratë parosi, pasi pallati është i pahipotekuar, Fatmiri pasi më bëri shitjen më ka thënë se parkingu kushton më shumë se ja kisha blerë unë i kam thënë me kthen lekët dhe unë tërhiqem. Para dy tre muajsh më ka marrë në telefon një person dhe më ka thënë se të kërkon Emiljano Shullazi, unë i kam thënë se nuk jam në Tiranë dhe me tu kthyer do të njoftoj vet.

Ditën e enjte si datë nuk më kujtohet jam kthyer në Tiranë dhe kam marrë në telefon personin që më mori dhe ai më thotë jam tek kafja, ku rrimë afër shtëpisë së Emiljanos. Unë kam vajtur dhe jam ulur në një lokal dhe personi më ka thënë që më prit ta njoftoj, pasi prita personi më thotë se nuk vjen sot por mbaje telefonin hapur se nëse do të telefonojë ai vetë, ditën tjetër më telefonon rreth orës 13.00 ky person por si datë nuk më kujtohet dhe më thotë po të presim tek lokali prapa Xhakës,unë kam vajtur tek lokali dhe atje ishte Emiljanua që më priste në lokal dhe më thotë “…çfarë garazhdi i ke mbajtur peng Fatmirit…”, unë i kam thënë se nuk kam mbajtur peng garazh dhe ai më thotë zgjidhe me Fatmirin këtë problem, për këtë gjë kam njoftuar dhe kusheririn tim Mitri Priftin unë jam takuar dje me Emiljanon tek lokali pasi më njoftoj një kushëriri i tij...”

Dëshmia e babait Themi Zaka
Themi Zaka me datë 22 shkurt2016 ka deklaruar se: “Djali quhet Jani Zaka në vitin 2011 ka blerë 12000 m garazh Fatmir Sinanit .... rreth një muaj më parë djalin tim Janin e shoh të mërzitur, më kanë thënë rojet se vijnë dy makina me xhama të zinj, më duket se janë pjesë e grupit të Emiljano Shullazit. Këta persona kanë dashur të futen në parking por nuk i ka lejuar roja, i cili u ka thënë se do të njoftoj policinë dhe ata kanë ikur...”.

Ndërsa me datë 13.03.2013, ka deklaruar se: “Me datë 03.02.2016 unë kam pasur shqetësime tek parkingu pasi disa persona me makinë të zezë tip benz i zi kishin shkuar paradite rreth orës 11.30 rojes së parkingut dhe i kishin kërkuar të hynin me forcë roja nuk i ka lënë dhe u ka thënë se do të njoftoj policinë, rojes i kishin thënë se donin numrin e telefonit të çunit tim, por ai e kishte fikur telefonin, i kanë kërkuar rojes numrin tim por ai nuk ua ka dhënë se e kisha porositur..... djali është larguar pasi është kërcënuar nga Emiljano Shullazi për punën e këtij garazhi pasi shtetasi Emiljano Shullazi kërkonte që djali të largohej nga ky parking dhe të shkonin tek një noter ku të firmoste dhënien e parkingut shtetasit Blerim Shullazi....mendoj se eksplozivin ta kenë vendosur personat që përmendëm më lart të cilët kanë kërkuar ta marrin parkingun...”.

Vendosja e tritolit
Po kështu për këtë ngjarje janë administrura dhe përgjimet telefonike të cilat kanë përmbajtjen si më poshtë: Telefonatë datë 17.02.2016 ora 19.29.56, ku Mitri Prifti që përdor numrin  336, e bisedon me personin me nr. 340 ku biseduesi e pyet për Jani Zaka, i cili ishte larguar pas kërcënimit nga Emiljano Shullazi, Gilmando Dani e Blerim Shullazi.Ndërkohë në datën 13 mars 2016 portës së garazhit të shtetasit Arjan (Jani) Zaka, i ishte vendosur lëndë eksplozive. Në këto kushte është kërkuar që të fillojë procedimi penal.

Lidhur me këtë ngjarje janë pyetur shtetasit Fatmir Sinanaj, Andi Sinanaj, Adriatik Sinanaj, Kreshnik Sinanaj, të cilët kanë deklaruar se garazhi është në posedim të Jani Zaka të cilin e ka fituar me kontratë sipërmarrje, por ato kanë shfaqur dyshimin se ky ja ka hedhur Fatmirit, duke përfituar nga gjendja jo e favorshme ekonomike e tij dhe këtu ka lindur konflikti.Po kështu janë pyetur dhe shtetasit Mitri Prifti e Themi Zaka e Fadil Çollaku. Mitri Prifti me datë 18.03.2016 ka deklaruar se: “Kur kam ndenjur me Adin kam mësuar nga vetë ai se babai i tij kishte pretendime se ja kishte shitur garazhin....Jani Zakës shumë lirë nga çfarë ata pretendonin.....hera e fundit i thashë që të zgjidhni problemin me atë garazh......ai më është përgjigjur se nuk meremi më me këtë punë dhe tani e mbrapa merret tjetërkush...”

Themi Zaka me datë 13.03.2016 ka deklaruar se: “....Mendoj se eksplozivin ta kenë vendosur personat që përmendëm më lart të cilët kanë kërkuar ta marrin parkingun...”. Ndërsa me datë 16.03.2016 ka thënë se: “......Djali është larguar që nga dita që është kërcënuar nga personat të panjohur nga ana ime...”. Po me datë 12.04.2016 ka deklaruar se “....Kam vënë re një mjet audi me xhama të zi dhe një mjet benz me targa AA 888 JL.....”.
Fadil Collaku me datë 13.03.2016 ka deklaruar se: “Jam roje e parkingut.. prapa derës..kur isha shtrirë në krevat kam dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dhe jam çuar nga krevati..kur kam dalë nga parkingu dhe dëgjova një fëshkëllimë dhe pashë një person doli me vrap në rrugë dhe vajti drejt garazhit... pashë që personi ishte i gjatë i hollë dhe i veshur me rroba të zeza.

Tritol tregtarit në zonën e Lushnjës
Ne lidhje me ngjarjen e ndodhur në dëm te shtetasit Adriatik Kërcuku, rezulton se nga aktet e këtij procedimi ka rezultuar se në datë 25 janar 2016 rreth orës 18:30, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lushnjë shtetasi Adriatik Kërçuku,i vitlindjes 1969, lindur dhe banues në Lushnjë,i cili ka kallzuar se ka gjetur në oborrin e ambienteve të biznesit të tij që ndodhet në autostardën Lushnjë-Tiranë, e pikërisht në lagjen “18 Tetori” të qytetit të Lushnjës,një sasi lënde plasëse e mbështjellë me izolant.

Nga hetimet rezulton se biznesi i këtij shtetasi konsiston në shitjen e varkave, gomoneve, paneleve diellore, dyerve të blinduara, alumin etj. Objekti është i siguruar me kamera sigurie dhe ka të punësuar një roje,i cili është pjesëtar familjar i shtetasit Adriatik Kërçuku. Më datën 22 janar 2016 shtetasi Adriatik Kerçuku, ka marë një telefonatë nga magazinieri i tij Ismail Dervishi, i cili i ka thënë që ti fliste një shoku në telefon që ndodhej tek biznesi në Lushnjë. Në telefon ka folur me një person i cili i është prezantuar si Emiljano Shullazi, ai e ka sharë e fyer si dhe i ka kërkuar të shkojë ta takojë në Tiranë duke e kërcënuar. Këta persona kishin ardhur tek biznesi i Adriatikut me dy makina njëra e markës BMË dhe tjetra Wolksvagen me disa persona në to. Me datën 25 janar 2016 shetasi Adriatik Kerçuku pasi është kthyer se bashku me vëllane e tij Durim Kërçukun në orën 18:00 në ambjentet e biznesit të tij është kontaktuar nga roja i cili i drejtohet vëllait të tij, shtetasit Durim duke i thënë se kishte haruar këtë aparatin poshtë gomones dhe e mbante në dorë një send të mbështjellë me izolant.

Pasi Adriatiku e ka parë mirë sendin në fjalë i ka thënë rojes ta largojë nga objekti pasi ishte një pako me dinamit e mbeshtjellë me izolant.Në ato kushte policia gjyqësore ka marrë një kallëzim shtetasit Adriatik Kërçuku i cili tregon dhe ndodhinë e mësipërme, janë marë deklarime vëllait të tij shtetasit Durim Kërçuku, punonjësve Ismail Dervishi dhe Qani Shefa.Është bërë kqyrja e vendit të ngjarjes ku është gjetur e fiksuar një pako e dyshuar me lëndë shpërthyese e cila ishte e mbështjellë me izolant me vija jeshile e të verdha ku në të kishte një fitil zjar përcjellës me ngjyrë të verdhë ku në fillimin e tij vihet re shenja ndezjeje të tij. Fitili ishte i mbështjellë në formë të c’rregullt dhe në fundin e tij ishte e fiksuar një kapsollë detonatore e vendosur midis 4 kallëpësh tritoli sende të cilat janë marë me cilësinë e provës materjale dhe do të dërgohen për ekspertim laboratorike.

Tritol për herë të dytë në magazinë
Nga aktet e këtij procedimi ka rezultuar se në datën 22 mars 2016 rreth orës 02.10 është marë dijeni nga Salla Operative e Komisarjatit të Policisë Lushnjë se në oborrin e një magazine në pronësi të shtetasit Adriatik Kërçuku përgjatë autostradës Fier- Lushnjë, mendohej se ishte hedhur një sasi e vogël eksplozivi dhe ishte dëgjuar një shpërthim. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë arritur të verifikojnë dhe të informojnë se shpërthimi ka ndodhur në oborrin e magazinës të këtij shtetasi dhe ka shkatërruar pjesën e përparme të një mjeti lundrus (varke), të ndodhur aty afër. Është marë deklarim shtetasit të dëmtuar Adriatik Kërçuku,i cili në deklarimin e tij thekson se  dyshon se ky shpërthim është bërë për ta trembur dhe është i përsëritur me qëllim kanosjen e tij. Ai gjithashtu sqaron se ky shpërthim i është bërë nga të njëjtit persona që kanë qënë dhe më përpara në një shpërthim tjetër para rreth një muaji.

Të arrestuar
Emiljano Shullazi
Gilmando Dani
Blerim Shullazi
Endrit Zela
Endrit Qyqja
gilmando dani
(Gilmando Dani)

ednrit qyqja endrit zela

Akuzat për anëtarët e grupit
“Shtrëngim për dhënie pasurie”, kryer në dëm të shtetasit Ylvi Beqja, kryer në bashkëpunim në formë të posacme.
“Shtrëngim për dhënie pasurie”,kryer në dëm të shtetasit Jani Zaka, kryer në bashkëpunim në formë të posacme.
“Shtrëngim për dhënie pasurie”,kryer në dëm të shtetasit Adriatik Kërcuku, kryer në bashkëpunim në formë të posacme.
“Kanosje per shkak te detyres”,kryer ne bashkepunim ne forme grupi, kryer ne dem te shtetasit Mynyr Kone.
“Kanosje per shkak të detyrës”,kryer në bashkëpunim në formë grupi,kryer ne dem te shtetasit Dhori Kule.
“Shkatërrim prone me eksploziv”, kryer në bashkëpunim në formë grupi të strukturuar.
“Shkatërrim prone me eksploziv”,kryer në bashkëpunim në formë grupi të strukturuar.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave