Pikërisht në kohën kur u duk se vendi ynë kishte rënë në qetësi sa i përket atentateve me shpërthime tritoli, ato u rikthyen sërish mbrëmjen e djeshme, me atentatin që iu bë makinës së Sulejman Allushit. Por, le të kthehemi prapa në kohë, për të parë se cilat kanë qenë disa nga shpërthimet e bujshme me lëndë eksplozive.
 
I fundit rast ka qenë shpërthimi me tritol i 26 shkurtit, teksa 3 persona mbetën të plagosur si pasojë e vendosjes së një sasi të madhe lënde eksplozive në një lokal në kryeqytet. Por, pak ditë më herët, me të njëjtën mënyrë u shpërthye edhe një makinë pranë liqenit artificial.
 
Më 9 shkurt të këtij viti, iu vendos një sasi jo e vogël tritoli edhe shtëpisë së Andon dhe Genis Mëhillajt në Vlorë, ndërmjetës të bandës së tritolit, e cila kishte realizuar një sërë atentatesh pak kohë më parë. Me datë 28 dhe 29 janar ka pasur dy atentate me tritol në Tiranë dhe Shkodër, ku autori I këtij të fundit është arrestuar një 15-vjeçar.
 
Ndërsa më 25 janar, u arrit çaktivizimi i një sasie eksplozivi një furgon të Lezhës. Data 23 janar shënoi edhe vendosjen e tritolit me telekomandë ndaj kreut të komunës, Vlorë, Fredo Berberi (PD) dhe një biznesmeni tjetër në Durrës.
 
Ndërsa po në të njëjtën ditë iu vu tritol Postës së Policisë në Fushë-Krujë. Por atentatet nuk përfundojnë këtu. Me datë 7 janar u vu tritol në shtëpinë e kreut të PD në Pogradec, Luan Lipo, ndërsa me datë 2 janar të vitit të ri 2014 iu vu Tritol shtyllave të energjisë në Kallmet të Lezhës.
 
Pak ditë para ndërrimit të viteve, më 28 dhjetor iu vu tritol makinës së kreut të ujësjellësit në Ersekë, ndërsa më 18 dhjetor, një sasi eksplozivi ka shpërthyer në orët e para të ditës në një lokal pranë “Shkollës së Baletit”. Më 13 dhjetor bëri bujë atentati me tritol ndaj prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, përfaqësues i Partisë Socialiste.
 
Këto atentate kanë ndodhur pak kohë pasi shpërtheu makina e kreut të FRESH në Elbasan, të njëjtin fat pati edhe kreu i komunës së Golemit, një efektiv i policisë së Lezhës, apo edhe shefi i Komisariatit nr. 1 Artur Hyka, të cilit më 12 shtator iu vendos një sasi eksplozivi i telekomanduar në makinë.

Ja atentatet me tritol dhe C4
26 shkurt 2014 Tritol lokalit ne Tirane, 3 ne gjendje te rende
17 shkurt 2014 Tritol makinës tek Liqeni Artificial
09 shkurt 2014 Tritol shtëpisë se Mehillajve ne Vlore
29 janar 2014 Tritol biznesmenit italian ne Tirane
28 janar 2014 tritol biznesmenit ne Shkoder ( autori I kapur)
25 janar 2014: Lezhë, tritoli në furgon, çaktivizohet
23 janar 2014: tritol biznesmenit ne Durrës
20 janar 2014: tritol Postes se Policisë ne Fushe-Kruje
20 janar 2014: Tritol kreut te komunës, Vlore ( autori i kapur)
7 janar 2014: tritol kreut te PD ne Pogradec Luan Lipo
2 janar 2014: Tritol shtyllave te energjisë ne Kallmet te Lezhes
28 dhjetor 2013: tritol makinës se kreut te ujësjellësit ne Erseke
18 dhjetor 2013, tritol lokalit pas plagosjes së pronarit
13 dhjetor 2013: tritol prefektit te Vlorës, Besnik Dervishi (autori i Kapur)
3 dhjetor 2013: Shpërthen makina ne Vaqar
23 nëntor 2013, atentat shefit të Klubit Elbasani
11 nëntor 2013: tritol makinës kreut te FRESH ne Elbasan
26 tetor 2013: Një polic i vendos tritol kolegut ne Kamzë
24 shtator 2013: tritol makinës kreut te komunës se Golemit
24 shtator 2013: tritol makinës se biznesmenit ne Tirane
16 shtator 2013, eksploziv efektivit të policisë në Lezhës
12 shtator 2013, atentat edhe shefit të Komisariatit nr. 1

Redaksia Online
(l.n/e.s/shqiptarja.com)