Kur kanë kaluar 13 muaj nga ekzekutimi i Erigers Mihasit dhe Armand Dumanit, ngjarja ka ngelur sot e asaj dite e pazbardhur. Policia e Tiranës akoma nuk ka lidhur të gjitha fijet për të shkuar drejt autorëve të ngjarjes, të cilët shkrehën dhunshëm kallashnikovin në mbikalimin e Unazës së Madhe në Astir.
Por, Erigers Mihasin, mik i ngushtë Ervis Martinajt, e kujtojnë shokët dhe miqtë e tij nëpër rrjete sociale. E tillë është kjo video e hedhur nga të njohur të tij, të cilët janë akoma të prekur nga humbja e 32-vjeçarit. Në pamjet filmike të kamerave të sigurisë, që publikohen për herë të parë, shfaqet Eriges Mihasi duke ecur, ndërsa në një tjetër ai shfaqet duke komunikuar në videocall me miq të tij dhe foto e video selfie.
Erigers Mihasi u ekzekutua më 13 nëntor 2021 në Tiranë bashkë me mikun e tij teksa lëviznin në makinën luksoze në zonën e Astirit. Autorët që i morën jetën 2 të rinjve me breshëri kallasnikovi dyshohet se u larguan me mjetin e tyre në drejtim të Thumanës, ku edhe e braktisën për t'i vënë më pas flakën. Brenda në makinën e djegur u gjetën 2 kallashnikovë.
Erigers Mihasi, 32 vjeç që ishte në timonin e makinës luksoze, tip Audi A7 me targa AB008EM, që u bë shoshë nga plumbat, njihet si një personazh i rrezikshëm dhe me shumë lidhje në botën e krimit. 32-vjeçari i vrarë njihet si mik i ngushtë i Ervis Martinajt dhe i ish-policit të ekzekutuar në gusht 2019, Santiago Malko.
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kërcënimet nga krimi, a duhet forcuar mbrojtja e prokurorëve e gjyqtarëve?
-
Po
77.5%
-
Jo
16.9%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 2750
Lajme të tjera
-
Saga e vrasjeve që s’ka fund/ Plani për ekzekutimin e tij dështoi, por rivalët po ia eliminojnë miqtë Ervis Martinajt
17 Korrik 2022, 18:28
-
Pronën 300 mijë € e deklaroi 5 mln lekë, liroi Mihasin që u vra në Astir, mbylli në konvikt një kryefamiljar të huaj! KPK shkarkon prokurorin Emror Kasaj
9 Maj 2022, 10:40
-
I vetmi që refuzoi mbylljen e dosjes së Erigers Mihasit, gjyqtari Arben Dosti konfirmohet në detyrë
3 Dhjetor 2021, 17:19
-
‘Fajin e ka i vdekuri Fabian Gaxha’, si u lirua Erigers Mihasi nga qelia para se të vritej në Astir! Roli i prokurorit Emëror Kasaj, si ‘avulluan’ provat! Dëshmitë e rreme të dy vajzave misterioze
27 Nëntor 2021, 17:22
-
Ekzekutimi në Astir, dëshmia e mikut të Mihasit: Ruhej nga një sulm i mundshëm, qëndronte vetëm në lagje! Në 2 muaj ndërroi 4 herë targat e makinës
16 Nëntor 2021, 12:36
-
Vrasja e dyfishtë në Astir/ Një vajzë u takua me Erigers Mihasin: Më çoi ikonë trëndafili! Policia kontroll tek 'Gabeli’ i Klanit Duka, gruaja: Ka dalë për peshkim! Zbardhet ekspertiva
15 Nëntor 2021, 16:40
-
Atentati në Astir, 2 kamera sigurie kapin momentin e sulmit! Erigers Mihasi u ndoq nga autorët nëpër Tiranë, mbi 20 plumba në drejtim të tij
14 Nëntor 2021, 09:47
-
Atentat mafioz në Tiranë, vritet Erigers Mihasi, mik i ngushtë i Ervis Martinajt, i njohur për ngjarje të bujshme kriminale! I vrarë edhe një 26 -vjeçar (VIDEO)
13 Nëntor 2021, 19:43
-
Atentati në kompleksin 'Eiffel'/ Armatimi i gjetur në Yrshek, në ekspertizë nëse është përdorur në ngjarje të tjera kriminale
29 Korrik 2020, 15:43
Kujtojeni sa te doni por mos harroni se te gjitje keta kme marre ate qe meritonin. Kesaj toke jane hequr nje grup kriminelash dhe uroj te hiqenbedhe ata qe hiqen keta e keshtu me rradhe. Te vjen keq per moshen por harrojne çunat se kush jeton me shpate nga shpata vdes.
PërgjigjuGersi shkret sa gjynah! Ti rrojn kalamojt!
Përgjigju