SHKODER - 10 persona janë shoqëruar nga policia e Shkodrës në lidhje me plagosjen e 42-vjeçarit Ilmir Hajdari i njohur ndryshe si “Mir Vetulla”, mbrëmjen e kaluar në qendër të qytetit, pranë sheshit "Isa Boletini".
Personat e shoqëruar mes të cilëve edhe dëshmitarë në vendngjarje kanë bërë me dije se i plagosuri ka qëndruar në tavolinat e vendosura jashtë lokalit në trotuar për një kohë të gjatë.
Dhe në momentin kur në tavolinat e tjera nuk kishte njeri, një person i maskuar është afruar në këmbë dhe ka qëlluar në drejtim të tij plot 8 herë, duke e plagosur 3 herë në gjoks dhe 5 plumba tjerë në pjesë të ndryshme të trupit. Policia bën të ditur se ende nuk ka një pistë të sigurtë se cilat janë shkaqet e këtij atentati ndaj 42-vjeçarit.
Policia po heton të shkuarën e Hajdarit, pasi rezulton i përfshirë në disa konflikte të vjetra, por nuk përjashtohet edhe pista e një konflikti të çastit.
Ilmir Hajdari i njohur ndryshe si "Mir Vetulla" është arrestuar në vitin 2009 nga policia pasi ka qenë i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i një vrasje të kryer në vitin 2001 në Shkodër, ku u ekzekutua me kallashnikov Indrit Bajri.
Edhe pse ishte person i akuzuar, 42-vjeçari është liruar nga burgu pas vendimit të gjykatës, e cila në mungesë provash ka pezulluar urdhërin e prokurorisë duke e lënë të lirë.
Nga pyetjet e dëshmitarëve mësohet se Hajdari ka frekuentuar shpesh lokalin ku edhe është kryer atentati ndaj tij, çka ngre dyshime se atentatori ka vëzhguar mirë lëvizjet me qëllim kryerjen e atentatit.
Nga sa mësohet, atentatori pasi ka qëlluar ndaj 42-vjeçarit është larguar me vrap në këmbë dhe ka vepruar i vetëm.
Ai ka shfrytëzuar errësirën për t'u larguar me shpejtësi si dhe rrugicat mes pallatave. Policia ka kryer disa kontrolle në Shkodër gjatë natës, ndërsa i plagosuri me tetë plumba në trup, është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO
Shkodër, ndalohen 10 persona">