Tre ditë pas atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja është shoqëruar nga policia si i dyshuar kryesor një person nga Fushë Kruja. Ai është shoqëruar nga policia e Tiranës mbrëmjen e djeshme, ndërsa sipas burimeve të Report Tv, bazuar te grupi hetimor ka prova të mjaftueshme që e fajësojnë në ngjarje, por priten edhe rezultatet nga ekspertiza për provat e gjetura në automjet për të thënë fjalën e fundit.
Në makinën që përdorën autorët për atentatin, por që nuk arritën që ta digjnin u gjetën dhe u sekuestruan fije floku dhe gjurmë gishtash, të cilat janë dërguar për ekspertizë për të zbuluar se kujt i përkasin për të zbuluar autorët e atentatit.
Por si ndodhi atentati? Rreth orës 16:30 të ditës së premte Arjan Ndojës iu bë atentat te mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Prokurori ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i "forti i Sukthit", Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, aktualisht shofer i prokurorit.
Makinës 'Benz' me targë AA 333 ZD (që rezulton në pronësi të Fadil Çallikut) dhe në përdorim nga Prokurori Ndoja, ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet, duke i lënë të tre të plagosur.
Pas breshërisë së tetë plumbave makina doli nga rruga, ndërsa të plagosurit u transportuan me makinë private, një 'Benz CLS' që dyshohet se ishin të njohur të të plagosurve. Më rëndë ndodhet shoferi Andi Maloku 30 vjeç, i cili ka marrë një plumb në gjoks dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërsa prokurori Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi, që njihet me disa emra ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
48-vjeçari Landi Muharremi është me precedentë penalë, i dyshuar si i përfshirë në 2016-ën në rrahjen e biznesmenit libanez i cili do të investonte përmes ndërtimit të një kompleksi në Gjirin e Lalzit, tokë mbi të cilën Muharremi pretendonte pronësinë.
Prokurori i Durrësit Arjan Ndoja është bërë një personazh i njohur në muajt e fundit, si i përfshirë në skandalin e pronave në Gjirin e Lalzit për lidhje kriminale, që u denoncua nga kryeministri Edi Rama, por opozita e mori në mbrojtje duke e cilësuar si presion të kreut të qeverisë ndaj drejtësisë.
Kreu i qeverisë e futi Ndojën në grupin e prokurorëve dhe gjyqtarëve që "e shfrytëzojnë pushtetin me moton "të kapim çfarë të kapim" (KÇK) "për të përfituar para të zezë, apo shpërblime të majme nga organizata kriminale" - "Drejtësia mbi ta mund të vonojë dhe pak, por nuk do të harrojë”, shprehej Rama në atë kohë.
Rroft sali berisha mbreti shqiptareve, marrt nga ditet e juaja o popull budall
PërgjigjuMart Nga ditët e tua Saliu o Geno robqiri.
Qudia më e madhe është se si ka mundësi që dalin në opinion aq shumë të dhëna kur organet ende jan duke kërkuar prova dhe dëshmi për kapjen e të dyshuarve...
PërgjigjuCudi se ne fushkruj Jan njerëz të urtë
PërgjigjuRrnofte Birisha Miloti Fushkruja