Targat "AA 342 LM", me të cilat u kamuflua makina tip "Mercedez Benz" e përdorur për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në mbikalimin e Sukthit në autostradën Durrës-Tiranë janë denoncuar të vjedhura në Tiranë një javë para ngjarjes. ReportTv mëson se ato i përkasin një veture 'Nissan' në pronësi të V.Gj. e cila kur ka dalë një javë më parë në mëngjes të përdorë makinën e saj e ka gjetur atë pa targa.
Policia ka nisur hetimet por nuk ka mundur të gjejë autorët e vjedhjes së kësaj targe e cila ka qenë pjesë e planit të atentatit të mirë organizuar më herët. Në pyetje është marrë edhe e reja pronare e mjetit që i janë vjedhur targat ndërsa denoncimi i saj nuk ka mundur të parandaloj krimin pasi policia nuk ra në gjurmët e hajdutëve.
Këto targa ju vunë makinës "Mercedez Benz 280" e cila pasi kreu atentatin në parakalim ndaj furoistradës ku udhëtonte dhe prokurori me Aleksandër Lahon njohur edhe si Ladi Muharremi, u largua në drejtim të Gjirit të Lalzit për t'u braktisur e padjegur. Në brendësi të këtij mjeti u gjetën dy maska koke, dy automatik kallashnikov, një shihe benzinë dhe disa gjurmë të të cilat po analizohen në laboratorin e policisë shkencore. Saktësisht në makinë janë gjetur gjurmë gishtash, pështymë dhe qime floku në kapuç.
Hetimet për këtë rast po kryhen nga krimet e rënda ndërsa me pamje filmike policia ka mundur të rindërtojë vetëm disa minuta të ndjekjes së makinës ku ndodhej prokurori nga makina e atentatorërëve dhe ende jo momentin e atentatit. Të plagosurit mes tyre prokurori Ndoja shoferi i tij dhe i "forti i Sukthit" ndodhen ende nën kujdesin e mjekëve. Dy ditë më parë pasi kishte drekuar në një restorant në Durrës me Muahrremin prokurori Ndoja u nis drejt Tiranës me automjetin që ai përdorte foristradë GLK por e cila kishte pronar real Fadil Callikun.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.4%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7800
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 2019, GJKKO dënon me 25 vite burg 5 anëtarët e grupit kriminal! 6 vite për nipin e ish-deputetit socialist
18 Tetor, 20:13
-
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në 2019, Apeli i GJKKO lë në burg Julian Meçajn
26 Shtator, 10:28
-
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, SPAK jep pretencën! Kërkon dënimin me 11 vite burg për Ramazan Rrajën
17 Shtator, 14:14
-
Atentati ndaj prokurorit Ndoja, sillen nga Dubai Plaurent Dervishaj e Juljan Meçaj! Anëtari i ‘Bandës së Durrësit’ në kërkim edhe për vrasjet e Klodian Saliut, Vajdin Lamajt e mikut të tij
14 Gusht, 11:58
-
Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja, GJKKO zgjat hetimet me 3 muaj për Ramazan Rrajën dhe 4 të tjerët
16 Korrik, 15:11
-
Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Apeli lë në burg përjetë Redjan Rrajën, 35 vite për Ariol Halilin
5 Qershor, 15:11
-
Atentati ndaj Arjan Ndojës, SPAK çon për gjykim porositësin Plaurent Dervishaj dhe 8 anëtarët e bandës! Edhe 2 planet e tjera për vrasjen e ish-prokurorit dhe Rrumit të Shijakut
28 Maj, 09:59
-
Në kërkim për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, arrestohet në Dubai ish-anëtari i bandës së Durrësit Julian Meçaj
8 Shkurt, 15:26
-
I dënuar përjetë për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, GJKKO konfiskon pasuritë e Redjan Rrajës, mes tyre ‘Audi’ luksoz i Kejvina Kthjellës (LISTA)
8 Shkurt, 10:50
-
I arrestuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja në 2019-ën, GJKKO rrëzon kërkesën e Ramazan Rrajës për lirimin nga qelia
8 Shkurt, 10:41
-
U arrestua për atentatin ndaj Arjan Ndojës në 2019, Apeli nuk pranon ta lirojë Ramazan Rrajën
4 Janar, 11:52
-
I dënuar përjetë për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës, mes tyre ‘Audi’ luksoz i Kejvina Kthjellës (LISTA)
13 Dhjetor 2023, 10:42
O ti robshi asnje nuk kercenoi Erjon Brace,thjesht tha nje te vertete mbasi ka te dhena teper te sakta se me ke shoqerohej ky palo prokuror.
PërgjigjuIshalla e gjeni. Jo sic gjetet ata dy atentatoret e tjere qe i kapet ne kamera kur qelluan Plarentin. Apo sic gjetet te fortin e myslym shyrit qe jua kishte len shishen e ujit ne makinen e vrasjes dhe e liruat, apo ate ne vlore qe e grabiten diten me djell para kamerave tuaja. Megjithate, ishalla i gjeni. Kta(vrasesit me pagese) duken disa hapa para jush, gjithmon. E kuptoj se policia Durresit eshte e zgenjyer nga drejtesia shqiptare, gjyqi i Tan Dajtit(vrau 4 polic e 2 civil e mori 25 vjet) u peshon perdite. Uroj ti gjeni kur te ket mbet vetem njera pale, qe t na hiqni qafe te dyja grupet. Gjera te tilla ne mes dites ndodhin vetem ne zona lufte, prandaj suksese. Ministri i Leshit me duket ca i lodhur per ate post, mbase dikush me i ri, me agresiv do e bente punen me mire.
PërgjigjuHahahhahahha jo po gjeten edhe oksigjen nga ai qe kane thithur atentatoret.Te kishim polici kaq efektive do ishin zgjidhur qindra vrasje pa autor.Plus skemi as laborator per berje analize te ADN-se keshtu qe mos bej Lleshaj me shoke sikur kane kapur lepurin nga veshet.
PërgjigjuTë kishim gjykatesa si puna jote do i kishim punet në rregull..po ik or injorant analfabet ik!
Shikoni mir neper kroskot se me siguri do ken len dhe ampula me gjak te tre skater ata qe ishin ne makin gjat atentatit, qe ta benin me te lehte identifikimin! shikoni se mos kan len dhe noi klluf plot, qe ti keni gati qelizat per gjetjen e adn.
PërgjigjuPse hetoni kot... pyesni kercenuesin e tij Erjon Braçen...
PërgjigjuBrace Brace herkul div dinosuar