1 plumb në kokë dhe 2 në trup/ Foto ekskluzive të shefit të policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe në spital, kalon rrezikun për jetën! Gruaja i rri te koka! Në kërkim 19-vjeçari, djali i ish- policit!

SHKODËR- Report Tv ka siguruar fotot ekskluzive nga Spitali i Traumës në Tiranë, ku ndodhet i shtruar prej mbrëmjes së djeshme, Mentor Hasanaj. Ai tashmë e ka kaluar rrezikun për jetën. Në foto shikohen të afërm që hyjnë e dalin në dhomën e tij në repartin e Neurokirurgjisë. Ata bisedojnë me njëri tjetrin brenda në dhomën e spitalit. Vjollca, bashkëshortja Hasanajt i qëndron te koka për t’i shërbyer.  Mjekë dhe infermirë marrin kontakt me familjarë dhe me vetë pacientin. Në asnjë nga fotot që tregojnë hyrje daljet e njërzeve të thjeshtë dhe të bluzave të bardha nuk tregohet ndonjë punonjës i policisë.

Ndërkohë, një ditë nga atentati ndaj shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë në Madhe, autor është identifikuar një 19-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim nga uniformat blu.

Ai është Ilirjan Hasanaj, banues në lagjen “Tepe”, Shkodër, djali i ish- policit, Arben Hasanaj, foton e të cilit Report Tv e ka siguruar. Edhe pse kanë të njëjtin mbiemër, burime i konfirmuan gazetarit Ergys Kavaja se ata nuk janë të afërm me njëri- tjetrin. Mësohet se është marrë në pyetje nëna e 19-vjeçarit, pasi babai i tij nuk ndodhet në Shqipëri prej disa vitesh. Ndaj 19-vjeçarit, ka prova që vërtetojnë se ka qenë autori i atentatit ndaj shefit të policisë, Mentor Hasanaj, i plagosur rëndë së bashkë me babanë e tij Xhelal Hasanaj, ndërsa shpëtoi mrekullisht bashkëshortja e tij. Rreth 6 orë pas ngjarjes, u gjet motori pa targa që 19-vjeçari përdori në atentat, një skafandër dhe sende të tjera. Motor u gjet në vendin e quajtur Livadhe, mes parcelave me pemë, pak metra larg vendit ku ndodhi sulmi. 

Motori që përdori autori në atentatin ndaj shefit të Policisië Bashkiake të Malësisë së Madhe

Motivet e kësaj ngjarjeje ende nuk janë zbardhur, teksa pritet që të merret dëshmia e Hasanajt ose babait të tij për të mësuar më tepër rreth kësaj ngjarjeje të rëndë që tronditi Shkodrën mesditën e djeshme.

Ngjarja u regjistrua ditën e djeshme rreth orës në orën 12:30, në aksin rrugor Shkodër-Malësi e Madhe, te rrethrrotullimi i “5 Heronjve”, ku 19-vjeçari qëlloi  me armë zjarri dhe ka plagosur rëndë 39 vjeçarin Mentor Hasanaj banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe, me detyrë përgjegjës i Policisë Bashkiake Malësi e Madhe dhe babanë e tij Xhelal Hasanaj 74 vjeç, të cilët po udhëtonin nga Shkodra drejt Malësisë së Madhe, me automjetin tip “Skoda”, në pronësi të Bashkisë Malësi e Madhe. Në makinë së bashku me ta ishte edhe bashkëshortja, e cila fatmirësisht shpëtoi mrekullisht. 

Report Tv solli pamje nga vendi i ngjarjes, ku mund të shihet se makina e policisë me targë AA 019 AJ, e drejtuar nga Hasanaj ka marrë plumba të shumtë nga ana e shoferit, në xhamin e parmë dhe pasmë të saj. Ndaj 19-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja e më shumë se një personi” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:48
1 plumb në kokë dhe 2 në trup/ Report Tv siguron foton ekskluzive të shefit të policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe në spital! Gruaja i qëndron te koka (FOTO)

Mentor Hasanaj në spital, gruaja i rrinë te koka

1 / 6

Mentor Hasanaj në spital, gruaja dhe të afërm i rrinë te koka

2 / 6

Mentor Hasanaj në spital

3 / 6

Mentor Hasanaj

4 / 6

Mentor Hasanaj

5 / 6

Makina e punës në cilën ndodhej Mentor Hasanaj kur ju bë atentati

6 / 6

Report Tv siguron foton ekskluzive të shefit të policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj në spital. 8 gëzhoja pistolete u gjetën pranë rrethrrotullimit të "5 heronjve të Vigut", në aksin Shkodër-Koplik, 1 prej të cilëve kapi në kokë 39-vjeçarin Mentor Hasanaj dhe la të plagosur edhe babanë e tij me 2 plumba në trup, ndërsa fatmirësisht nuk mori asnjë lëndim bashkëshortja.

Shefi i Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe tashmë ndodhet në Spitalin e Traumës, në gjendje të stabilizuar në pavionin e nuerokirugjisë me një plumb në kokë dhe 2 në trup, ndërsa pranë tij për t'u kujdesur është gruaja dhe të afërm. Në spital nuk po ruhet nga asnjë polic. Në gjendje më të rëndë është babai i tij 74 vjeç i cili ndodhet në spitalin e Shkodrës.

Ora 10:46
Ky është 19-vjeçari që kreu atentatin ndaj shefit të Policisë Bashkiake në Malësinë e Madhe, djali i ish- policit/ Report Tv siguron foton

1602492480_ilirjanhasanaj.jpg

Ky është Ilirjan Hasanaj, 19-vjeçari që kreu atentatin ndaj shefit të Policvisë Bashkiake në Malësinë e Madhe një ditë më parë. Mësohet se ata nuk janë të afërm me njëri- tjetrin, edhe pse kanë të njëjtin mbiemër. Ilirjan Hasanaj është djali i ish- policit, Arben Hasanaj. 

Ora 10:44
'I braktisur në një parcelë me pemë'/ Report Tv sjell pamje me dron: Ja ku u gjet motori që autori përdori në atentatin ndaj shefit të Policisë

Report Tv sjell video me dron nga vendi ku u gjet motori që Ilirjan Hasanaj përdori në atentatin ndaj shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe, Mentor Hasanaj.  Siç mund të shihet në pamje, motori është braktisur në një parcelë me pemë në vendin e quajtur Livadhe, pak metra pas atentatit.

1602489875_hasanajmotorr.jpg

Motori që përdori autori në atentatin ndaj shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë së Madhe
B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A po e mbani maskën në ambiente të hapura?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Rama publikon pamjet nga landfilli i Sharrës: Një pasqyrë e qeverisjes që kishim me Saliun, Lulin, Ilirin e Monikën dhe asaj që kemi sot me PS-në