Atentati ndaj Shullazit e Danit
dosja kalon tek Krimet e Rënda

Atentati ndaj Shullazit e Danit<br />dosja kalon tek Krimet e Rënda
Dosja penale për atentatin ndaj Emiljano Shullazit dhe shokut të tij Gilmando Danit, është transferuar tek Krimet e Rënda. Vendimi është marrë disa ditë më parë nga prokuroria e Tiranës, e cila ka argumentuar se ngjarja e ndodhur në 5 janar ka qënë e mirëorganizuar nga më shumë se tre persona.

Për pasojë, dyshimet e prokurorëve flasin se atentati është kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, vepër penale kjo që është koopetencë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Në fakt atentati ndaj Shullazit dhe shokut të tij Gilmando Dani pati mjaft diskutime nëse ishte apo jo kjo ngjarje e lidhur me një ngjarje tjetër të ndodhur tek rruga e Kavajës, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i vrarë shtetasi Aranit Stereo, ndërkohë që u plagos rëndë një efektiv policie.

Edhe kjo ngjarje ka kaluar tek Krimet e Rënda, ndërkohë që policia e kryeqytetit ka deklaruar se këto dy ngjarje nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Tek Krimet e Renda ndodhet edhe kallëzimi i deputetes Voltana Ademi, e cila ka denoncuar se është kërcënuar nga Shullazi, që mësohet t'i ketë thënë asaj që t'i thotë kryetarit të partisë mos t'i përmendë emrin. Për këtë çështje Shullazi pritet të thiret këtë javë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Thirrja e Shullazit në prokurori do kryhet me qëllim marrjen e dëshmisë së tij, lidhur me incidentin e ndodhur në ambientet e një lokali mes tij dhe deputetes së PD Voltana Ademi. Megjithëse ftesa e prokurorisë pritet të bëhet në ditët në vijim, ka shumë gjasa që Shullazi ta refuzojë paraqitjen e tij në prokurori.

Sipas burimeve nëse i kallëzuari nuk pranon, atëherë prokurorët e Krimeve të Rënda do urdhërojnë policinë për paraqitjen me forcë të tij, në ambientet e prokurorisë. Në këtë çështje do merren në pyetje dhe tre personat që kanë qëndruar në një tavolinë me Emiljano Shullazin dhe një shoqe e deputetes së PD Voltana Ademi, e cila sipas kësaj të fundit ka qënë prezente në momentin, kur Shullazi i është afruar dhe e ka kërcënuar atë, por edhe kreun e PD Lulzim Basha.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja