Grupet mafioze nuk harrojnë dhe hakmarrja mbetet. Kështu tha Mit’hat Havari, ish drejtues i policisë i ftuar në ‘Studio Live, pas ekzekutimit të ‘Sel Çamit’ në Fier. Sipas Havarit, kjo është hakmarrje e pastër për shkak të rivaliteteve të vjetra.
“Këto janë ngjarje të vjetra, grupet mafioze nuk harrojnë edhe hakmarrja ngelet, fle gjumë ca kohë dhe pastaj një ditë zgjohen dhe ndodhi ajo që ndodhi sot. Kështu që është hakmarrje e pastër për shkak të ë rivaliteteve dhe vrasjeve të ndërsjella që kanë bërë mes njëri-tjetrit dhe nuk është ndonjë çudi e madhe.
Këto ndodhin kudo, po ka shtete, solide, të forta, kanë struktura solide, korrekte dhe e kontrollojnë mirë territorin e tyre. Unë mendoj që është situatë është situatë serioze sot në Shqipëri”, tha Mit’hat Havari.
Në lidhje me protestat në vend dhe ndërhyrjen e opozitës, Havari theksoi se ata nuk janë gjë tjetër veçse një pengesë për ata që protestojnë.
“Sot ajo nuk është më opozitë. Ai është kthyer në një patericë mbështetje për diktatorin fuqi. Prania e saj në protestën e 28 nëntorit nuk është gjë tjetër veç se është pengesë e madhe e realizimit të kauzës të ëndërrave të mëdha të rinisë studentore të rinisë shqiptare. Neve shqiptarëve na sundojnë ende bolshevikët dhe këta janë bolshevikë që të gjithë totalisht në formim në të gjithë qënien e tyre si njerëz. 83 vjeçari ju kuptoni e bën vetëm se ka hallin e vet personal dhe të familjes së tij që ka ngatërruar me probleme që ndiqet nga drejtësia nga SPAKU nga struktura e posaçme antikorrupsion”, tha ai
Havari komentoi edhe situatën politike teksa e cilësoi kreun e PD-së një ‘ujk të vjetër.
“Unë nuk aspiroj për asgjë, për pushtet. E kam shikuar me ulje-ngritje karrierën time. Kam patur dhe vrasje të si thuash kulminante. Kam patur dhe goditje nga bandat kriminale, nga këta, nga këta nuk i kanë dashur kurrë njerëzit e ndershëm. S'kanë dashur kurrë njerëzit e punës, i kanë patur pengesë. Unë e kam thënë dhe në një studio, po duhen përsëritur gjërat në kohë të vështira të një papunësie nga bandat, nga Sali Berisha, një ujk i vjetër që ka goditur rëndë demokracinë, që ka akuzuar botën e qytetëruar”, tha Havari.











Komente
Komento