Shpërthimi me tritol ndaj Benz-it të Beqir Devollit në Gjirokastër është konfirmuar të ketë ndodhur me telekomandë. Burime për Report Tv shprehen se telekomanduesi e kishte ndjekur 45-vjeçarin që nga Viroi, rreth 3 kilometra deri në vendin e shpërthimit.

Viktima, i njohur edhe me nofkën ‘Çilo Hunderri’, piu kafe me një shok dhe më pas hipi në makinën që më pas shpërtheu.

Ai, bashkë me pasagjerin Erigels Mela, kërcënoheshin, ndërsa 26-vjeçarit vitin e kaluar iu dogj edhe makina në formë paralajmërimi.

Devolli ka qenë nën arrest shtëpie në Tiranë për dy vjet.

Shpërthimi para policisë ishte i mirëmenduar pasi prisnin sa të zbrazej rruga. Pista e hetimit dyshohet dhe për një hakmarrje të mundshme me Artan Myrtajn që u qëllua për vdekje në Sarandë dy javë më parë.


Lajmi kryesor:

Atentati në Gjirokastër/ Beqir Devolli, i njohur si ‘Çilo Hunderri’, u vra me bombë të telekomanduar! Pistat e hetimit, nga lidhjet me grupe kriminale te hakmarrja si informator i dyshuar i policisë