Atentati në Shkodër/ Gazetari Dema: Policia e këshilloi Arlind Bushatin të kishte kujdes! Një patrullë policie ishte 24 orë në vendin ku tentuan ta vrisnin 3 javë më parë

Arlind Bushati mbeti i vrarë pas atentatit ditën e djeshme në Dobraç të Shkodrës. Por, 19 ditë më parë ai kishte denoncuar se dy persona me armë e kishin kërcënuar në Pedonalen e Shkodrës teksa kishte qenë duke pirë kafe.

Nga video e siguruar në Report Tv dy persona të maskuar me motor në pedonale i drejtojnë armën.

Gazetari Sokol Dema i ftuar në emisionin “Përballje” në Report Tv zbulon detaje të reja nga ngjarja e ndodhur më 11 tetor në afërsi të biznesit që e ka babai i tij.

“Për fatin e tij të mirë në atë kohë, arma është bllokuar dhe nuk ka shtënë dhe për fat Arlindi ka shpëtuar. Pak orë më vonë vetë Bushati ka bërë kallëzim dhe policia ka nisur hetimet’

Gazetari Dema zbulon se Arlind Bushati është këshilluar që të ruhej madje që nga ajo ditë policia kishte vendosur një patrullë policie 24 orë në ditë në vendin ku dhe u tentua të eliminohej 32 vjeçari.

 “Ai është këshilluar nga policia të ruhej. Që prej ditës 11 tetor e deri dje, ka pasur gjatë gjithë kohës dhe në afërsi të biznesit të tij dhe kafes ku ka ndodhur ngjarja një patrullë policie që nuk ka lëvizur për 24 orë nga aty. Nga pjesa tjetër kemi të bëjmë me një individ që në 4 – 5 vitet e fundit ka ndryshuar disa grupe kriminale në Shkodër dhe nuk ka ruajtur në asnjë moment veten e tij”

Gazetari tregon dhe për të shkuarën e Arlind Bushatit, 32 vjeçari i cili fillimisht kishte pasur miqësi me grupin e Bajreve por që më pas kjo miqësi ishte prishur dhe miqësia kishte vijuar me grupin kundërshtar, atë të Licejve.

 “Edhe sikur policia të kishte dashur ta mbronte ka shkuar në një zonë që konsiderohet si bastion i një tjetër grupi kriminal që konsiderohet rival me grupin aktual që Bushati bënte pjesë vitet e fundit.

Automjeti me të cilin ditën e djeshme është ekzekutuar me Hamza Licin përveçse ka hyrë ditët e fundit nga Mali i Zi është parë të qarkullojë në afërsi të zonës së Dobraçit që konsiderohet si bastion i Bajreve. Kemi të bëjmë me dy viktima anëtarë të grupit të Licajve.

Edhe përpara zgjedhjeve që u bënë në Shkodër, biznesi në afërsi të ngjarjes të datës 11 tetor i është vendosur një sasi tritoli. Madje ajo ngjarje ka shërbyer që Arlind Bushati të ndryshojë dhe kahjet e grupeve kriminale ku ka bërë pjesë. Pra nëse më herët ka pasur miqësi dhe lidhje shoqërore me grupin e Bajreve ka nisur të ketë miqësi me Licët” tregon gazetari Dema.

Një ditë pas atentatit mafioz në Shkodër, ku mbetën të vrarë Hamza Lici, Arlind Bushati dhe një grua e pafajshme, hetimet janë përqendruar në hakmarrjen mes Bajrave dhe Licëve, por deri tani s’ka asnjë autor të identifikuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:59
Pse sulmohet kaq shumë policia në Shkodër? Ja si përgjigjet gazetari

1730394191_sokoldema.JPG

Foto: Sokol Dema

Gazetari i njohur i kronikës, Sokol Dema në studion e emisionit "Përballje" në Report Tv jep argumentin e tij pse po sulmohet policia e Shkodrës.

“Ka disa vjet që policia e Shkodrës po guxon të ndërhyj në zona që kanë qenë të paprekura më herët. Duke filluar nga kanabis stiva që ka mbuluar malet e Shkodrës. Gjithë ato rrënjë kanabis më shumë se gjysmë milion të shkatërruara përgjatë kësaj vere nuk janë pak. Policia e Shkodërs më parë nuk ka guxuar të ndërhyjë te grupet kriminale që vinin gjoba në bizneset e Shkodrës, në 2-3 vitet të fundit ndërhyrja është bërë”, shprehet gazetari Sokol Dema.

Më tej gazetari Dema thekson se Policisë  së Shkodrës i vihet tritol pasi po bëjnë punën.

"Po të shkosh sot në drejtorinë vendore të policisë së Shkodrës oborrin e godinës e ke me makina luksoze të sekuestruara, asnjëherë nuk ka ndodhur më parë. Prandaj i vihet tritol Policisë së Shkodrës, se po tentohet të bëhet puna. Që është shumë e vështirë për të patur një sukses dhe për ta përmbyllur që Shkodra nuk është më pjesë e hartës së kuqe duhet një kohë shumë e gjatë se krimi është gjithmonë para shtetit. Edhe sado policia tenton t’i zhbëj, kemi këto pasoja, që për fat të keq e kanë shumë të vështirë për t’u zbardhur, sepse sasia e tritolit është shumë e vështirë për t’u zbuluar", përfundon ai.

Ora 17:43
Atentati në Shkodër! Policia mori në pyetje 20 persona, 5 prej tyre anëtarë të fisit Bajri

 

Nga më shumë se 20 persona që janë pyetur nga policia 5 prej personave të marrë në pyetje janë pjesëtarë të fisit të Bajreve. Gazetari Sokol Dema mëson se mes personave që janë marrë në pyetje janë Safet Bajri, Ilir Bajri, Enver Bajri dhe disa persona të tjerë, të rinj të familjes Bajri.

“Të gjithë kanë larë duart. Ne nuk kemi qenë. Ata kanë thënë se kanë qenë në shtëpi dhe kanë treguar gadishmërinë për të vënë në dispozicion kamerat e sigurisë të banesës së tyre ku vërtetohet që ata kanë qenë në shtëpi në kohën kur ka ndodhur atentati" informon gazetari Sokol Dema në studion e emisionit Përballje.

Dinamika e atentatit

Ka qenë ora 15:50 minuta e 30 tetorit.

Kanë dalë nga qyteti i Shkodrës, nga lagjja rus e sapo kishin hyrë në rrugën Shkodër Koplik pa arritur  tek rrethrrotullimi i ‘5 heronjve’ një automjet ka ardhur në pjesën e prapme në të majtë e ka hapur zjarr duke qëlluar me breshëri plumbas kallashnikovi. Ka zgjatur dhjetra metra. Arlind Bushati që ka qenë në anën e pasagjerit ka nxjerrë armën e është kundërpërgjigjur. Kjo është provuar nga gëzhojat që janë gjetur në automjet.

Hamza Lici që ka qenë në anën e shoferit të Benzit me targa franceze ka humbur kontrollin dhe ka përplasur motoçikletën në anën tjetër të rrugës, me të cilën udhëtonte Flutura Basha dhe bashkëshorti i saj Bashkim Basha duke u përplasur dhe me murin e një biznesi dhe përfunduar në oborrin e tij.

Hamza Lici humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më pas për shkak se ishte goditur nga një plumb në kokë. Në  vendngjarje humbi jetën dhe Flutura Basha ndërsa bashkëshorti i saj Bashkim Basha vijon të jetë më gjëndje të rëndë.

Ora 16:43
Atentati në Shkodër/ Fotoja e çiftit që u përplas nga makina e Hamza Licit! Nëna e tre fëmijëve vdiq pa faj, i shoqi vijon rëndë në spital

1730389249_fluturabashabashkimbasha.jpg

Foto: Bashkim dhe Flutura Basha 

Tirane- Flutura dhe Bashkim Basha nuk kishte asnjë faj! Nëna e tre fëmijëve u bë viktimë e një atentati të ndodhur në mes të ditës në qytetin e Shkodrës, ndërsa bashkëshorti i saj Bashkimi po lufton për jetën.

Flutura po lëvizte me bashkëshortin e saj me motor kur u përplas nga makina me të cilin udhëtonte Hamza Lika dhe Arlind Bushati, pasi ndaj këtyre atentatorët i qëlluan me breshëri automatiku. Ajo ishte kushërirë e një prej eksponentëve të PS-së në Shkodër, Luan  Harusha.

Tre muaj më parë gruaja kishte nisur punë në Institutin e Shëndetit Publik të Shkodrës dhe dita e djeshme duhej të ishte një ditë e zakonshme por nuk ndodhi ashtu.

Çifti i bashkëshortëve po ktheheshin në shtëpi të qetë pa e ditur se jeta do merrte tjetër kthesë. 66 vjeçarja humbi jetën në vend ndërsa bashkëshorti i saj, Bashkim Basha vijon të jetë në gjëndje të rëndë në spitalin e Shkodrës.  Ata ishin të pafajshëm në gjithë këtë histori.

S.G/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/11/2024 00:21

    Nuk duhet qe shteti te lejoje /bastione/ te fortesh.N.q.s ka /bastione/ te fortesh,do te thote qe fuqia e shtetit aty eshte vetem ne emer,aty sundon fuqia e gangove.Gjithashtu justifikimi me kamera qe te gjithe na paskan qene ne shtepite e tyre ne momentin e krimit nuk mjafton,sekuestroni telefonat e te gjitheve e kontrolloini.Nje vrasje mund t'a besh duke qendruar ne shtepi dhe me nje urdher nga telefoni per vrasesit.

    Përgjigju
  • Kirasi: 31/10/2024 17:34

    I treti ne makin ka ken i madhi ibrahim lici , duket krejt ne video se asht ai . E njofim tan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës