Gjykata e Apelit në Shkodër lë në burg gjashtë të arrestuarit pas përplasjes me armë në Shkodër ne 14 gusht.
Trupi gjykues nuk ndryshoi masën e sigurisë që kishte vendosur edhe Gjykata e Shkallës së Parë.
Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit dhe nga përplasja me armë zjarri mbeti i plagosur Donald Shtjefni i cili ishte dhe shënjestra e sulmit.
Me Shtjefnin ishin edhe kushërinjtë e tij Kristjan dhe Patrik Shtjefni. Të tre janë tashmë të ndaluar dhe janë njohur me masën e sigurisë së ‘arrestit me burg”.
Të njëjtën masë Gjykata e Apelit dha edhe për Behar Bajrin, Ilir Rustemin dhe Bledar Lekaj.
Natën e ngjarjes u plagosën gjatë një aksidenti automobilistik ndërsa po i iknin policisë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com