Atentati te Komuna e Parisit, policia identifikon autorin

Atentati te Komuna e Parisit, policia identifikon autorin

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e plagosjes me armë te “Komuna e Parisit” të ndodhur mbrëmjen e 14 Marsit.

Sipas policisë, autori i dyshuar është 30-vjeçari me iniciale A.B, ndërsa është vënë nën hetim 29-vjeçari me iniciale H.I, i cili akuzohet për deklarim të rremë.

Po ashtu edhe 26-vjeçari Enea Keqa i cili mori një plumb në këmbë, tha në polici se sherri ka nisur për motive banale dhe se nuk e njeh autorin.

Autori qëlloi tre here me armë zjarri por fatmirësisht pa shkaktuar viktima. Një plumb e kapi në këmbë 29-vjeçarin. Makina e autorëve u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe u fsheh në një garazh të zonës për të fshehur gjurmët. Ishin banorët e zonës që dëgjuan të shtënat me armë dhe njoftuan menjëherë policinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë